Panorama Sport (Albania)

Pioli largon presionin: Nuk është një finale

"Me Romën do jetë pa dyshim një ndeshje që peshon më shumë"

- PËRGATITI: ANDROKLI DRALO

‘ Dëshira e pronarëve është të ngrenë nivelin e skuadrës duke investuar shumë". Stefano Pioli zbulon planet e së ardhmes në vigjilje të ndeshjes me Romën, por mbi të gjitha programin e "Suning"-ut, kolosit kinez, pronar i klubit zikaltër.

Zoti Zhang - Pronari i "Suning"-ut, Zhang Jindong, pasi darkoi me trajnerin e skuadrës, u nis drejt Spanjës dhe u rikthye sërish në Milano mbrëmjen e së shtunës: sot në mëngjes ai do të jetë në "Appiano" për të inkurajuar Interin përpara ndeshjes në "San Siro" përballë Romës. "Kur flet zoti Zhang, - thotë Pioli, - shpreh koncepte të thella, për grupin, forcën e vullnetit dhe pozitivite­tin. Këto janë koncepte të rëndësishm­e për një skuadër. Prezenca e tij është një faktor përcaktues dhe pozitiv". Mëngjesin e së shtunës mbërriti edhe presidenti Erik Tohir, i cili pasdite vizitoi Piolin dhe lojtarët në stërvitje. Të gjithë drejtuesit e klubit janë pranë skuadrës përpara një ndeshjeje delikate.

Roma - Pavarësish­t të ardhmes, e tashmja thotë se sot luhet një ndeshje shumë e rëndësishm­e. "Kundër Romës

nuk është një finale. Zakonisht flitet për një finale kur je me pikë të barabarta. Ne po ringjitemi dhe e dimë që ndeshje si këto peshojnë akoma më shumë".

Miranda - Në lidhje me mungesën e Mirandës, i cili në transfertë­n e fundit me Bolonjën mori kartonin e verdhë që e

pezulloi për sot, trajneri thotë: "Duhet të fitonim. Është e qartë që bëhet fjalë për një mungesë të rëndësishm­e, por kushdo do të luajë për në vend të tij do jetë i përgatitur".

Ikardi - Por lajmi i mirë është rikthimi i Ikardit pas dy javësh pezullim: "Është një kampion.

Do na shërbejë shumë, edhe pse kush e zëvendësoi luajti shumë mirë. Ka uri të madhe dhe është i vendosur. Pavarësish­t golave të shënuar, është gjithnjë një lojtar përcaktues për mënyrën se si lëviz në fushë dhe hapësirat që krijon. Është kapiteni ynë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania