Panorama Sport (Albania)

Eder: Mungesa në kupa do të jetë një avantazh

-

I intervistu­ar nga "Inter Channel" përballë pyetjeve dhe përgjigjev­e me mbrojtësin e Romës, Manolas, Ederi iu përgjigj disa pyetjeve lidhur me momentin e Interit dhe takimin me verdhekuqt­ë. "Ndeshja e kthesës për ne ishte e para me Piolin në derbi, kur barazuam në minutën e fundit. Aty kuptuam që ishte momenti për të dhënë diçka më shumë nga të gjithë. Tani bëjmë atë që më parë nuk e bënim dot: punojmë të gjithë së bashku. Sulmi ndihmon mesfushën dhe mesfusha mbrojtjen". Në fund dhe një përgjigje për avantazhin e Interit ndaj Romës që vjen më e lodhur pas ndeshjes kundër Vijarealit në Ligën e Europës: "Nëse luan më shumë, stërvitesh më pak. Pa kupat, stërvitesh më mirë".

 ??  ?? Dy subjektet e fotos kanë shumë për të shitur, sigurisht secili në mënyrën e tij. Dejan Stankoviç ka pozuar me një nga gratë më të bukura të Italisë, Monika Beluçin, dhe e ka postuar atë në "Instagram". Aktorja zbarkoi në Beograd për Festivalin...
Dy subjektet e fotos kanë shumë për të shitur, sigurisht secili në mënyrën e tij. Dejan Stankoviç ka pozuar me një nga gratë më të bukura të Italisë, Monika Beluçin, dhe e ka postuar atë në "Instagram". Aktorja zbarkoi në Beograd për Festivalin...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania