Panorama Sport (Albania)

Rekordi i Frozinone-Verona, 4 vëllezër në fushë, njëri shënon

-

Kuriozitet­i i radhës vjen nga Seria B: Gjatë ndeshjes mes Frozinones dhe Hellas Veronës, takim i vlefshëm për javën e 27- të të kampionati­t, në minutën e 10- të të pjesës së dytë, Fabio Pekia, trajneri i Veronës, futi në fushë Franko Zukulinin, vëllanë dhe shokun e skuadrës së Brunos, i cili e nisi ndeshjen titullar në stadiumin "Matusa". Me dy argjentina­sit përkohësis­ht në fushë, ishte një sfidë brenda sfide, sepse në formacioni­n e Frozinones ishin edhe dy vëllezër të tjerë, Mateo dhe Daniel Çofani. Ky i fundit vendosi edhe ndeshjen, duke shënuar në minutën e 15- të nga penalltia. Serinë B e kryeson Frozinone me 51 pikë pas 27 javësh. Ata ndiqen nga Spal me 3 pikë më pak, ndërkohë që Benevento dhe Verona janë ndjekëset më të afërta me 46 pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania