Panorama Sport (Albania)

Murin() përpara *ina+es, Më -un.)(në +)(tarë si La-pard

Sot në ;<emble=;, tro>eu i parë i 20?7-s

-

Zhoze Murinjo nuk do të lërë zemrën e tij përpara kokës që të vendosë për aktivizimi­n e Uejn Runit si titullar në finalen e parë të vitit 2017 kundër Sauthempto­nit në "Wembley". Kapiteni vendosi përpara finales së Kupës së Ligës se ai do të qëndrojë në "Old Trafford" deri në fund të sezonit, duke refuzuar ofertën për t'u bërë lojtari më i paguar në botë nga Kina. Mou konfirmoi se 31- vjeçari do të jetë në skuadrën që mund të rezultojë për sulmuesin, ndoshta prezenca e tij e fundit në stadiumin legjendar për klubin e Junajtid. Trajneri portugez nuk e përjashtoi aktivizim e tij si titullar sot, por tha se ndjenjat nuk do të mbizotëroj­në përpara fakteve. "Do të luajnë vetëm 11 lojtarët më të mirë. Ne fitojmë së bashku. Nuk ka rëndësi nëse ti luan apo jo. Unë do të përzgjedh skuadrën time më të fortë të mundshme. Duhet të marr një vendim për këtë. Normalisht ne luajmë me dy sisteme. Ndonjëherë luajmë me dy mesfushorë dhe një numër 10, nëse ju doni ta quani kështu. Një finale është një ndeshje speciale dhe Uejn është një opsion për mua". Trajneri mund t'u bashkohet legjendarë­ve Aleks Ferguson dhe Brajën Klaf, duke e fituar Kupën e Ligës për herë të katërt, nëse skuadra e tij është e suksesshme ndaj "shenjtorëv­e". Por pavarësish­t se ai pranon se nuk

ka gjetur shumë lojtarë në karrierë me dëshirën e tij për të fituar, disa te Junajtid i kanë bërë përshtypje. "Ka disa fitues, por jo të gjithë. Unë kam gjetur lojtarë gjatë karrierës sime që, pavarësish­t se kanë qenë talente, kanë qenë luftëtarë të lindur për të fituar. Lojtarë si Zaneti dhe Lampard nuk i gjen çdo ditë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania