Panorama Sport (Albania)

;anieri u jep lamtumirën lojtarëve, por vetëm d! prej t!re e falënderoj­në

-

Përshëndet­ja e fundit. Pas shkarkimit mbrëmjen e së enjtes, Klaudio Ranieri vizitoi dje për herë të fundit qendrën stërvitore të Leiçesteri­t "Belvoir Drive", për t'u dhënë lamtumirën përfundimt­are lojtarëve dhe stafit. Ish-trajneri i "dhelprave" e vizitoi qendrën stërvitore që ditën e premte, për të boshatisur dollapët e tij, por nuk kishte mundur dot të fliste me lojtarët, të cilët ishin pushim. Kështu që ai vendosi që të rikthehej të shtunën për takimin e fundit me ta. "U them vetëm tifozëve faleminder­it, janë fantastikë", tha "King" Klaudio për "Sky Sports News", duke lënë qendrën stërvitore. "Tani ndihem mirë, për atë që kemi arritur këtu në Leiçester. Shpresoj që të ndodhë sërish, por do të jetë shumë e vështirë". Më pas, pyetjes nëse takimi me lojtarët kishte qenë emocional, tekniku këmbënguli se ishte vetëm normal, duke lënë të kuptohej mosmarrëve­shjet e tij me disa prej tyre. Të vetmit që e përshëndet­ën pas shkarkimit ishin portieri Shmajkëll dhe kapiteni Morgan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania