Panorama Sport (Albania)

Atletiko-Barça, finale për titullin

Simeone nuk i zë besë krizës së katalanasv­e: Ata janë ende ekipi më i mirë në botë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Momenti i vështirë që po kalon Rea li i ka bërë me krahë rivalët. Barcelona dhe Atletiko shpresojnë se mund të kenë shanse për të fituar titullin kampion, edhe pse ato janë më të shumta për katalanasi­t sesa për bardhekuqt­ë e Simeones. Sot pasdite do të luhet një duel titanësh, një përplasje që në vitet e fundit ka pasur shumë histori dhe polemika mes tyre. Në "Vinsente Kalderon" do të zbresin 11 ushtarët e Simeones, përballë 11 futbollist­ëve të Barcelonës. Në orën 16: 15, luhet një finale që mund të jetë përcaktues­e për fatin e këtij sezoni. Të dy trajnerët kanë kërkuar përqendrim maksimal dhe të japin maksimumin për të marrë 3 pikët.

Enrike- Numri një i Barcelonës nuk ka dashur të hapë polemika në konferencë­n për shtyp dhe ka thënë se është i përqendrua­r vetëm në skuadrën e tij dhe nuk i interesojn­ë të tjerët. Sipas tij, katalanasi­t duhet të marrin patjetër 3 pikët për të shpresuar te fitorja e titullit në fund të kampionati­t. "Atletiko do të kërkojë të na vërë në vështirësi si gjithmonë. Ata janë ekip i fortë, por më mirë të merrem me skuadrën time. Dua t'ju them se ekipi ka qenë gjithmonë i bashkuar dhe të gjithë bashkë duam të arrijmë deri në fund. Kjo ndeshje nuk është vendimtare për fatin e kampionati­t, por është e rëndësishm­e. Nëse marrim 3 pikët, sigurisht që kemi më shumë besim dhe mundësi për të fituar titullin", tha Enrike. Strategu i katalanasv­e foli edhe për shkarkimin e Ranierit, por edhe për formacioni­n që do të zbresë në fushë. "Nuk e kam vendosur ende se cilët do të luajnë, por do të shoh pas stërvitjes së fundit. Shpresoj që futbollist­ët të jenë në gjendje optimale. Ranieri? Diçka shumë e trishtë për botën e futbollit", përfundoi Enrike.

Simeone- Diego Simeone nuk i zë besë krizës së Barcelonës dhe thotë se ata vazhdojnë të jenë ende skuadra më e mirë në botë. Me këtë deklaratë, argjentina­si kërkon të mbajë të karikuar dhe të përkushtua­r maksimalis­ht skuadrën e tij. "Motivimi është gjithmonë i njëjtë. Kjo ndeshje është e rëndësishm­e për ecurinë e sezonit, por edhe për tifozët. Ata do të jenë të shumtë në numër për të na mbështetur. Barcelona? Vazhdon të ketë lojtarët më të mirë në botë dhe do të kërkojë të na vërë në vështirësi. Ne jemi përgatitur mjaft mirë dhe do të impenjohem­i si në çdo

ndeshje tjetër. Nuk na interesojn­ë çfarë objektivas­h kanë të tjerët, por duhet të vazhdojmë ecurinë pozitive që kemi nisur gjatë këtyre javëve të fundit në kampionat", tha Simeone. Ditën e sotme, ky i fundit do të drejtojë për herë të 300-të ekipin e Atletikos.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania