Panorama Sport (Albania)

Përmbysje e Sevijes, merr vendin e dytë

-

Nëse mediatikis­ht dueli për titullin po zhvillohet mes Realit dhe Barcelonës, Sevija me qetësi po bën presion dhe ditën e djeshme ka marrë një fitore shumë të rëndësishm­e që e ka ngjitur në vendin e dytë. Në pjesën e parë, Betisi ka arritur të kalojë në avantazh falë një goli mjaft të bukur të Durmishit, por në të dytën Merkado dhe Iborra arritën të përmbysnin sfidën dhe t'i dhuronin Sampaolit 3 pikë me shumë vlerë. Ky rezultat e ka ngjitur skuadrën e Sevijes në vendin e dytë të kampionati­t spanjoll dhe dita e sotme do të jetë relaksuese për ta, pavarësish­t se si do të përfundojn­ë ndeshjet që do të luajnë rivalët e tjerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania