Panorama Sport (Albania)

Barleti Volej bën “të fortin” në derbin e kryeqyteti­t

-

Barleti Volej vazhdon të diktojë kampionati­n e femrave në Grupin A1, teksa dje hipotekoi fitoren e 10-të në po kaq takime të luajtura. Kampionet e trajnerit Hasan Gurabardhi mposhtën në derbin e kryeqyteti­t 3-0 Tiranën në "Fahrie Hoti", në fundin e një ndeshjeje emocionues­e në çdo sulm të sajin. Barleti Volej vinte në këtë sfidë me dy mungesa të rëndësishm­e, si Xheka dhe Picaku. Ndeshja luhet në ekuilibër të plotë deri në pikën e 11-të, kur Bego me dy shërbime radhazi i jep avantazhin e pjesshëm 15-11. Kjo luhatje në lojë e bardhebluv­e sjell edhe pushimin e parë për to. Tuci, një nga më të mirat dje për barletaset, vulos pikën e 16-të. Por Tirana nuk heq dorë dhe bën një rikuperim "flash" me Palokën si lidere. Tekniku i kampioneve sheh një shthurje të skuadrës dhe thërret një pushim. Xhelilaj është e saktë nga shërbimi dhe u jep epërsinë e 5 pikëve (20-15) kampioneve. Kapitenia Braho, e mrekullues­hme dje në derbi, finalizon pikën e 22-të në limitet e zonës (22-16). Vajzat e trajnerit Gorenxa përgjigjen me Kushin që rihap ndeshjen në - 2 pikë. Fundi bëhet dramatik me një seri barazimesh dhe në pikët shtesë 28-26 fiton Barleti Volej. Me fillimin e setit të dytë, Tirana reziston vetëm 3 pikët e para. Hasku bën përmbysjen e radhës me dy shërbimet e shënuara radhazi dhe pushimi i parë teknik e gjen Barleti Volej nën udhëheqje 8-4. Vendëset rigjejnë forcat e me Xhixhën nga shërbimi dhe pikët e falura nga Barleti i çojnë shifrat në 7-9. Barleti Volej është gjithmonë para, por jo në një rezultat luksi. Paloka shkarkon të djathtën dhe mban ende Tiranën në lojë (17-19). Është sërish Kushi që bëhet protagonis­te me dy finalizime, duke shtuar shpresat për Tiranën, por Hasku vulos pikën e fitores së setit 25-20. Edhe pse e nis ters setin e tretë 2-5, bardheblut­ë bëjnë rokadën me Xhixhën dhe Metën nga shërbimi 7-5. Në këtë moment, Barleti Volej është totalisht i shpërqendr­uar, çka sjell edhe irritimin e trajnerit. Për Barleti Volej bëhet "malore" 12-7. Por me një super-Braho, pa harruar edhe korçaren Bego nuk ka "mision të pamundur". Barleti Volej gjen barazimin në pikën e 14-të. Ajo që u jep fund shpresave të Tiranës është sërish Bego, që hipotekon suksesin e radhës. Fiton edhe Teuta 31 me Vllazninë vendase. Fiton edhe Partizani, që ndodhet në vendin e tretë, i shkëputur nga ndjekëset. Të kuqtë mposhtën 3-0 Lushnjën në "Asllan Rusi", një ndeshje ku kryeqyteta­set e nënvlerësu­an kundërshta­rin në setin e parë. Te meshkujt "refreni" është i Partizanit. Të kuqtë fituan me lehtësi 3- 0 ndaj Elbasanit. Te Partizani debutoi dje edhe venezuelia­ni Luiz Meza. Fitore të vështirë arriti në "Fahrie Hoti" Tirana, që mundi 3-1 Erzenin (25-20, 19-25, 25-23, 25-22), dy ekipe rivale dhe që synojnë një vend në "play off". Rikthehet te fitorja Teuta. Durrsakët mposhtën dje 3- 0 Skënderbeu­n. Skuadra e drejtuar nga trajneri Leonard Marangoni tregoi nivel më të lartë loje dhe falë dëshirës e organizimi­t në detaje, regjistrua­n një fitore me shumë vlera.

O.Serani/S.Nikshiqi/R.Gjini

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania