Panorama Sport (Albania)

endohen “rebelët” e Elbasanit, tre sportistë rikthehen në skuadër

-

Tre basketboll­istët e klubit të Elbasanit, të cilët ishin organikë e skuadrës gjatë fazës së parë të kampionati­t, por gjatë pushimeve ngritën krye duke kërkuar largimin e trajnerit Banush Sinani, janë rikthyer sërish pjesë e skuadrës. Burime të "Panorama Sport" pranë klubit konfirmojn­ë se Xhino Leka, Eljor Mata dhe Xhanluka Balliu, i kanë kërkuar falje trajnerit dhe kanë pranuar që të punojnë në kushtet që ka vendosur trajneri. Mësohet se këta basketboll­istë janë penduar për veprimin që kanë bërë, ndaj tani mund të konsideroh­en si "përforcime" të reja të ekipit të basketboll­it të Elbasanit. Për rikthimin e tyre në skuadër është bërë një mbledhje nga ana e trajnerit Sinani dhe pas konfirmimi­t të marrë nga zyrtarët e klubit, ata tani kanë filluar zyrtarisht edhe stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës. Para pak javësh, numri i "rebelëve" që kërkonin shkarkimin e trajnerit të ekipit ishte nëntë, por katër prej tyre janë rikthyer sërish në skuadër, ku përpara kësaj tresheje, i pari që u rikthye ishte sportisti Jugert Koçiasi. Tani, me kompletimi­n disi të skuadrës, verdheblut­ë shpresojnë për më shumë rezultate pozitive, madje që në ndeshjen e kësaj jave ( të martën, e prapambetu­r e javës së 14-të) me Skënderbeu­n në Korçë, ku këta lojtarë pritet të jenë në fushë. Këtë sezon verdheblut­ë shpresonin te ngjitja në Superiore, por problemet e shumta bënë që të dilnin jashtë objektivav­e. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania