Panorama Sport (Albania)

Tifozët braktisin Vllazninë, u shitën vetëm 230 bileta

- A.Uruçi

Tifozët braktisin totalisht Vllazninë. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë gjatë këtij sezoni që të kishte kaq pak shikues në stadiumin "Loro Boriçi", aq më tepër që Vllaznia kishte përballë ekipin që ka fituar gjashtë herë radhazi titullin kampion. "Panorama Sport" mëson se vetëm 230 bileta janë shitur për ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu, teksa atmosferë e pragsfidës e dha efektin në shkallët e stadiumit. Ky ishte pa dyshim numri më i vogël i tifozërisë që ka ndjekur ekipin shkodran këtë sezon, madje nuk ka të krahasuar as me takimin kundër ekipit të vendit të fundit, Korabin, ku ishin të pranishëm afro 1 mijë

tifozë. Me sa duket, zërat që qarkulluan para ndeshjes, bënë që tifozëria shkodrane t'i paraprijë kësaj humbjeje të shumëpërfo­lur edhe nga një prej Këshilltar­ëve të Bashkisë së Shkodrës, i cili lëshoi akuza. Nga ana tjetër, duke parë këtë situatë, nuk ka munguar ironia e tifozëve të pranjetë ishëm në takimin e djeshëm. Ato kanë kontestuar skuadrën e tyre për lojën e zhvilluar, duke shfaqur pakënaqësi, veçanërish­t në pjesën e dytë. "Duhet t'i bini ndonjëherë edhe portës, apo nuk lejohet!". Ishte kjo thirrja dëshpërues­e e tifozëve për ekipin, duke parë atë lojë të mefshtë të Vllaznisë. "Kur do të dita kur të shikojmë Vllazninë që duam?", janë shprehur njëzëri disa tifozë të thekur shkodranë pas përfundimi­t të ndeshjes. Tashmë në Shkodër ekziston frika se ekipi rrezikon zbritjen nga Superiorja, edhe pse drejtuesit aktualë dhe stafi teknik janë të bindur për qëndrimin.

 ??  ?? Stadiumi “Loro Boriçi”, i boshatisur gjatë ndeshjes së djeshme
Stadiumi “Loro Boriçi”, i boshatisur gjatë ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania