Panorama Sport (Albania)

Kukësi dhe Partizani, “luftë” për një pikë

Dhunë mes tifozëve dhe policisë. Sherr edhe në tribunën VIP, pati tentativë për të goditur drejtuesit e klubit të kuq me sende të forta

- ILIR CARA

Kryendeshj­a e javës së 23- të Kukësi-Parti zani, e zhvilluar në stadiumin Zeqir meri , u mbyll me rrjeta të paprekura. Ky rezultat i ka vlejtur më shumë rivalit të dy ekipeve, Skënderbeu­t, i cili është barazuar në krye me Kukësin. Të kuqtë e kryeqyteti­t ruajtën distancën katërpikës­he me kreun, i cili tashmë është me dy koka, por Kukësi është i pari me golavarazh më të mirë, si dhe superior në përballjet direkte. Hyrja falas e tifozëve bëri që takimi të zhvillohej në një atmosferë elektrizue­se, bukuria e të cilët u prish në pjesën nga incidentet e ndodhura me tifozët e Partizanit, ku pati të lënduar dhe dëme materiale në stadium. Emini ka qenë i pafat, pasi iu anulua një gol, si dhe një rast e ndal shtylla. Për mënyrën si rrodhi loja, barazimi është rezultati më i drejtë. Në 60 minutat e para, Partizani ishte më kërkues se vendasit, të cilët, pas incidentit me tifozët, mori superiorit­etin në fushë, por pa arritur të shënojë. Në këtë takim dalloi mesfusha e Partizanit, e cila u tregua e palodhur duke neutralizu­ar vendasit në këtë sektor. Edhe mbrojtjet e të dy kampeve u treguan të sakta, duke mos u dhënë mundësi sulmuesve, që janë nga më të mirët e Superiores. Kukësi e nisi si pritës lojën e tij, ndërsa Partizani i Starovës tregoi ekuilibër në fushë, ku shikohej harmonia mes reparteve, por pa mundur që të gjejnë hapësirën e duhur në finalizim. Ekuban pati një mbulim të zgjeruar, ku në çdo rast kishte pranë 2-3 lojtarë, ndërsa Renato Malota e bëri shumë mirë punën në neutralizi­min e Pejiçit. Takimi i djeshëm ishte më shumë një duel i skemave taktike të dy trajnerëve, që më shumë kishin menduar të mos e humbisnin këtë takim.

Pjesa e parë- Që në fillim të ndeshjes u pa qartë se dueli më i madh do të kryhej në mesfushë. Ramadani, Batha dhe Vila ishin më superiorë se vendasit, ku dukej qartë mungesa e Musollit. Shkëndija e parë vjen në minutën e 9-të, por gjuajtja e Lenës u kontrollua nga Hoxha. Pas kësaj minute nis mësymja e të kuqve drejt portës kuksiane. Ekuban dhe Torasa shfaqin rrezikshmë­ri të vazhdueshm­e, por pa mundur që të mposhtin portierin Koliçi. Në minutën e 30-të Kukësi e gjen golin me Eminin, por anulohet për pozicion të parregullt të sulmuesit shqiptar nga Maqedonia. Më pas vjen sërish inkursioni i demave dhe në minutën e 32-të Ibrahimi lëshon një predhë nga distanca, por sërish Koliçi i thotë jo . Në minutat e mbetura, të dy ekipet kanë nga një rast nga

ekzekutimi i gjuajtjeve standarde, por shifrat mbeten 0-0.

Pjesa e dytë- Të dy ekipet e nisin fraksionin e dytë duke u besuar të njëjtëve lojtarë. Edhe në këtë pjesë rrezikshmë­ria te portat respektive vjen nga gjuajtjet nga larg dhe goditjet standarde. Në minutat e para, rastet

janë të barabarta, por mungon finalizimi, pa dyshim në këtë rast meritë kanë edhe ndërhyrjet e dy portierëve. Pas incidentit me tifozët, niveli i lojës bie ndjeshëm. Janë miqtë ata që e ulin më shumë ritmin. Ndërsa kuksianët sikur marrin më shumë zemër dhe e hedhin

vështrimin nga porta e Partizanit. Përpos tërheqjes, që erdhi edhe për shkak të lodhjes, Torasa dhe Ekuban me shpërthime­t e shpejta përbënin rrezik të vazhdueshë­m për mbrojtjen e Kukësit. Në minutën e 66-të, trajneri Gjoka hedh në fushë Lushtakun në

vend të Kales për t>i dhënë më shumë vrull forcës sulmuese. Në minutën e 80-të Kukësi i hedh më shumë sytë nga sulmi, duke parë edhe lodhjen e miqve. Trajneri Gjoka nxjerr nga fusha mbrojtësin Hasani dhe në lojë hyn sulmuesi Guri. Ndërsa trajneri Starova u tregua i durueshëm në zëvendësim­e, pasi ndërrimi i parë vjen në minutën e 84-t, ku Cetkoviç hyn në vend të Trashit. Zëvendësim­et e tjera erdhën në fund, më shumë për të vonuar lojën. Takimi u mbyll në minutën e 97-të me rrjeta të paprekura.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Kukës
Çast nga ndeshja e djeshme në Kukës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania