Panorama Sport (Albania)

Gurë dhe stola të shkulur, dhunë edhe te tribuna VIP

Ofendime dhe shishe në drejtim të drejtuesve të Partizanit

-

Mbi 5 mijë tifozë ishin të pran ishëm në takimin Kukësi- Partizani, por bukuria e sfidës prishet në minutën e 63-të, ku nisin incidentet në tribunën e tifozëve të Partizanit, incidente të cilat u përshkallë­zuan më tej edhe në sektorët e tjerë të stadiumit.

Minuta 63- Tifozët e Partizanit gjenden nën breshërinë e gurëve që vinin nga jashtë stadiumit. Në këtë moment, tifozët nisin të ulen në radhët e para të tribunës, ku ankohen te forcat e rendit. Policia e mori si mësymje të ultrasve të kuq afrimin te kangjellat dhe menjëherë nis mësymja. Gjatë hedhjes së gurëve nga jashtë stadiumit plagosen disa tifozë, madje njëri prej tyre u dërgua menjëherë në spitalin e Kukësit, për shkak të plagës së marrë.

Dhuna policore- Ndërhyrja e policisë ka qenë e ashpër. Përveç shkopinjve të gomës, u përdor edhe gazi lotsjellës. Më pas tifozët e Partizanit kanë dalë jashtë kontrollit duke shkulur copat e stolave dhe i hodhën ndaj uniformave blu. Në këtë rast ka pasur edhe persona guximtarë që janë mundur të vendosin qetësinë. Nga reagimi i policisë, një person, rreth 56 vjeç, ka rënë pa ndjenja nga gazi lotsjellës. Atij i është dashur të presë disa minuta i shtrirë në tokë, derisa ka mbërritur ambulanca që kishte shkuar në spital për të dërguar personin e parë të dëmtuar. Në spital kanë përfunduar dy persona me plagë dhe një tjetër i asfiksuar nga gazi lotsjellës.

Evitohet përplasja- Në momentin që ka nisur konfrontim­i mes tifozëve të Partizanit dhe policisë, një grup tifozësh vendas kanë tentuar të shkojnë te sektori i miqve. Por fatmirësis­ht kordoni i policisë ka mbetur i pathyeshëm duke u evituar përplasja.

Problemet në tribunën VIP- Incidenti me tifozët është përshkallë­zuar edhe në tribunën VIP, ku disa tifozë vendas afër këtij sektori kanë ofenduar drejtuesit e Partizanit dhe kanë hedhur shishe dhe kanoçe ndaj tyre. Presidenti Gjici është munduar t>i qetësojë ata, por u desh ndërhyrja e forcave të rendit që të vendosej rendi. Pas ndeshjes, miqtë janë përcjellë nga Kukësi nën masa të rrepta të policisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania