Panorama Sport (Albania)

Partizani: Tifozët u goditën nga jashtë, polici barbare

-

Pas reagimit të Kukësit, nuk ka vonuar edhe kundërpërg­jigjja e Partizanit, që me anë të një deklarate ka dhënë versionin e tij për incidentet. Ja reagimi i të kuqve: “Klubi, nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp, kërkon të sqarojë mbarë opinionin publik në lidhje me incidentet e ndodhura në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’ në Kukës përgjatë ndeshjes Kukësi–Partizani. Grupi ‘Ultras Guerrils’, prej afro 600 tifozësh, të akomoduar në sektorin e caktuar nga klubi organizato­r, përgjatë gjithë takimit ka mbështetur në mënyrë festive dhe mjaft paqësore skuadrën. Gjithçka ka vijuar normalisht, konform rregullave normale të një përkrahjej­e që publiku i bën skuadrës, kjo deri në minutën e 63-të. Për t’u theksuar, që deri në këtë moment të lojës si mbështetës­it e kuq, ashtu edhe tifozeria vendase kanë qenë mjaft korrekte karshi njëra-tjetrës. Pikërisht në minutën e 63-të të takimit, në sektorin ku ishin akomoduar “Ultras Guerrils”, janë hedhur në adresë të tyre një mori sendesh të forta (ekzaktësis­ht gurë) nga ambientet jashtë stadiumit. Një moment që ka sjellë edhe reagimin e publikut mik, që i gjendur nën breshërinë e gurëve, të cilët filluan të vinin edhe nga tifozëria vendase nga brenda stadiumit kanë shkulur stolat për t’u vetëmbrojt­ur. Përpos sulmeve të publikut vendas, mbështetës­it e kuq janë sulmuar barbarisht edhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilët kanë ushtruar dhunë me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës. Ndaj kësaj dhune të pakuptimtë tifozëria e kuqe është kundërpërg­jigjur duke u përleshur me policinë dhe për pasojë janë plagosur 3 persona, 2 prej të cilëve (njëri minoren) kanë marrë plagë të rënda në kokë. Ata kanë marrë ndihmën e menjëhersh­me nga ambulanca e ndodhur në stadium dhe më pas duke parë gjendjen e tyre kritike janë transportu­ar në spitalin e qytetit të Kukësit. Ndërkohë, nga dhuna e ushtruar nga forcat e rendit një tjetër person u transportu­a drejt spitalit pa ndjenja. Klubi edhe një herë kërkon të saktësojë se një incident i tillë është provokuar nga persona të paidentifi­kuar dhe sigurisht nuk pajtohet me dhunën në stadiume, për më tepër kur publiku është provokuar pa asnjë shkak. Për të qenë edhe me transparen­t me publikun, klubi disponon edhe pamje filmike, ku shfaqen qartë sendet e forta të hedhura në adresë të mbështetës­ve të kuq”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania