Panorama Sport (Albania)

Starova: Ka aleanca, të hetohej akuza në Shkodër

"Vuajmë presionin, nevoja për pikë na bën të gabojmë"

-

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, nuk e ka pritur mirë barazimin e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Kukësit, duke qenë se në disa raste të kuqtë ishin shumë pranë fitores. Megjithatë, në deklaratën e dhënë për "SuperSport", trajneri pranoi se për mënyrën se si shkoi takimi ky rezultat ishte i pranueshëm. "Ishte një ndeshje që i kishte të tria rezultatet. Ne i patëm rastet tona, ndërsa Kukësi na vuri në vështirësi sipas mënyrës së vet. Për mënyrën si shkoi loja, mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë", u shpreh trajneri. Por, Partizani ka pasur edhe pasiguri në mbrojtje në ndeshjen e djeshme, çka bëri që kundërshta­ri të gjente hapësira, madje të shënonte edhe një gol, i cili u akordua pozicion jashtë loje nga gjyqtari anësor. Në lidhje me tensionin që shfaqën futbollist­ët e tij në prapavijë, trajneri u shpreh: "Mendoj se gabimet vijnë si rezultat i terrenit, specifikës së ndeshjes dhe tensionit. Presioni i renditjes dhe nevoja për pikë bëjnë që të mos jemi plotësisht të qetë në prapavijë. Skemat i kishim përgatitur në mënyrë që lojtarët të ishin afër njëri-tjetrit, pasi kjo fushë ka përmasa më të vogla", ka vazhduar numri një i të kuqve. Pas këtij barazimi, skuadra e tij mban vendin e tretë në renditje me katër pikë larg vendit vendi të parë, ku Kukësi e Skënderbeu janë me pikë të barabarta.

Zëvendësim­et - Edhe pse pas minutës së 75-të në lojën e Partizanit u vu re një rënie graduale edhe për shkak të lodhjes së futbollist­ëve, trajneri Starova vendosi që të bëjë lëvizjen e parë në minutën e 84-t. Por, edhe lojtarët e stolit nuk arritën që t'i jepnin ritëm tjetër lojës së ekipit të tyre. "Ishte situatë e veçantë, nuk ishte e duhura për të vlerësuar lojën

e futbollist­ëve. Të gjithë lojtarët janë stërvitur mirë dhe përpiqen të japin maksimumin", ka mbyllur Starova.

Ndërkohë për “News 24” Starova u shpreh: “Shpresoj që vijim të mos ketë më aleanca. Del një anëtar i Këshillit bashkiak të një qyteti, që akuzon, por askush nuk e merr për bazë. Në një vend normal, do të ishte hapur hetim për këtë rast”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania