Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Na mungoi fati, nuk më shqetëson Skënderbeu

-

Drejtuesit e Kukësit e kishin kërkuar me ngulm një fitore ndaj Partizanit, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Megjithatë, trajneri Ernest Gjoka, në deklaratën e dhënë për "SuperSport", është i kënaqur me lojën e ekipit të tij dhe shprehet se në disa raste Kukësit i ka munguar edhe fati.

Për ndeshjen - "Ishte një ndeshje me nivel të mirë, mendoj që sot ka qenë një ndeshje shumë e fortë, e luftuar, kishte të gjitha komponentë­t e lojës së futbollit. Jemi të kënaqur për këtë".

Për rastet e humbura - "Ndoshta mund të kishim shfrytëzua­r më mirë rastet, sidomos në fund të lojës, nga minuta e 70-të deri në minutën e 90-të. Duhet ta kishim shfrytëzua­r më mirë, të ishim të qetë. U munduam ta shfrytëzon­im nga krahët, por nuk konkretizu­am para portës, sepse presioni për golin ndonjëherë të ndikon negativish­t". Për golin e anuluar - "Mendoj se po ta shohim që në momentin e parë, duket pjesë e aksionit, në momentin që niset. Nuk është ky problemi… iku, nuk kthehet më". Për mungesën e golit - "Është thjesht çështje tensioni, nuk ka lidhje rregullimi i mesfushës, mesfusha po e bën punën e vet, e çon topin ku duhet. Na mungon fati, se e patëm rastin, shtylla e Eminit mund të përfundont­e gol, ndaj them se është çështje fati. Nuk ka probleme mes reparteve". Për lojën me top të gjatë - "Unë mendoj se është pjesë e filozofisë sonë, por duhet të jemi më të qetë. Nuk e shoh problem të madh, kur kemi mundësi për ta dhënë sa më shpejt topin, pse të mos e nisim të gjatë, për ta gjetur në çekuilibër skuadrën kundërshta­re. A ka mundësi të rregullohe­n? Sigurisht, se futbolli është i tillë".

Për vendosjen e Torasës si sulmues - "E kuptuam, por nuk deshëm të shtonim një mesfushor aty për ta bllokuar. Vendosëm që të luhej 2 kundër 2 në qendër, për të pasur më shumë lojtarë që mbështetni­n sulmin, prandaj dukej sikur të kishim probleme. Rrezikuam për të qenë me më shumë lojtarë në sulm".

Për ndarjen e kreut me Skënderbeu­n - "Nuk më shqetëson, duhet kujtuar që në fazën e parë kam qenë 8 pikë larg Skënderbeu­t. Pastaj e ndamë kreun për shumë kohë. Mendoj se do të vazhdojmë edhe ca kohë ta ndajmë, pastaj duke parë e duke bërë".

 ??  ?? Torasa dhe Rrumbullak­u gjatë një dyluftimi
Torasa dhe Rrumbullak­u gjatë një dyluftimi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania