Panorama Sport (Albania)

Pejiç dhe Emini: Goli ishte i rregullt

"Kur Pero krosoi, isha në një linjë me mbrojtësin e Partizanit"

- SKERDILAID SULOZEQI

Ka arritur të shënojë një gol në minutën e 30- të të takimit, pas një krosimi të Pejiçit nga krahu i majtë i sulmit, por gjyqtari anësor ia ka anuluar për pozicion jashtë loje. Në një reagim për "Panorama Sport", sulmuesi Izair Emini mendon se goli i tij ishte tërësisht i rregullt. "Jam i mërzitur që nuk arrita dot të shënoja. Në rastin e shtyllës, mund të bëja dhe më mirë, por fatkeqësis­ht nuk shënova dot. Ishte një rast mjaft i mirë, që do të na ndihmonte të kalonim në avantazh dhe mund të na kishte dhuruar trepikëshi­n. Nuk ke çfarë të bësh, janë gjëra që ndodhin në futboll, pasi është edhe çështje fati. Sa për golin e anuluar, duhet të shikoj moviolën, por nga jashtë mund të duket në pozicion jashtë loje. Unë kam bindjen se ishte gol i rregullt, pasi kur Pero krosoi, unë isha në linjë me lojtarin e Partizanit. Por, nuk mund të komentoj më vendimin e arbitrit. Ai e dha dhe mbaroi kjo punë. Më vjen keq që nuk fituam dot, pasi e kishim përgatitur shumë mirë këtë ndeshje dhe të gjithë u munduam të jepnim maksimumin, por fati ishte më shumë me Partizanin. Ata duhet të jenë të kënaqur që morën një pikën në Kukës. Sa u përket përplasjev­e mes tifozërive, se kush e kishte fajin, nuk është punë që më takon mua ta diskutoj. Por, një gjë mund ta them: Mirë do të ishte të mos kishte ndodhur, pasi ngjarje të tilla ia prishin bukurinë ndeshjes që zhvillohet në fushë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për titullin kampion, nuk do heqim dorë në asnjë mënyrë, pasi kemi të gjitha mundësitë për ta fituar atë. Jemi skuadra më e mirë në kampionat

dhe këtë e kemi treguar përgjatë gjithë këtij sezoni", ka mbyllur sulmuesi.

Pejiç - Në të njëjtën linjë me partnerin e tij në fushë është edhe Pero Pejiç, i cili, për momentin, është golashënue­si më i mirë në Superiore. "Me barazimin që morëm në këtë ndeshje, ruajmë

diferencën prej katër pikësh me Partizanin. Por, nuk jam i kënaqur me këtë fakt, pasi arbitri ka anuluar një gol të rregullt për ne. Kur unë kam pasuar, Emini nuk ka qenë në pozicion jashtë loje. Natyrisht që ishte një ndeshje e fortë që meritonim ta fitonim", ka thënë Pejiç.

 ??  ??
 ??  ?? Momenti i nisjes së topit nga Pejiç për Eminin, i cili shënoi, por goli u anulua nga arbitri anësor për pozicion jashtë loje
Momenti i nisjes së topit nga Pejiç për Eminin, i cili shënoi, por goli u anulua nga arbitri anësor për pozicion jashtë loje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania