Panorama Sport (Albania)

Dueli i krizës, Tirana ngec edhe me Flamurtari­n

Pak raste dhe shumë gabime, fitorja “fobi” për bardheblut­ë

- ADELA MERKO

Një duel i mërzit shëm, me pak ras te dhe me shumë gabime. Ishte kjo panorama e Tirana- Flamurtari. Kjo përballje gjithnjë ka dhuruar spektakël, por dje as që iu afruan këtij termi. Një futboll nën nivelin mesatar dhe dy skuadra që u dukën të kënaqura me një pikë. Pak grintë në fushë, çka konfirmon edhe njëherë krizën që këto dy klube legjendare po kalojnë. Bardheblut­ë vazhdojnë të mos fitojnë dhe një pikë për një ekip që e nisi sezonin si pretendent është realisht pak. Të vetmit që mund t'i kënaqen këtij rezultati janë kuqezinjtë, të cilët të paktën nuk dolën duarbosh nga kjo transfertë. Pjesa e parë

Loja nis pa nerv dhe rrjedhimis­ht pa raste flagrante. Të dyja skuadrat më shumë lëviznin në fushë sesa krijonin. Gabimet pasonin njëra-tjetrën, duke evidentuar probleme të mëdha. Të parët që "ngacmojnë" janë miqtë, e megjithatë ajo përpjekje e Galiç në të 2ën minutë lë për të dëshiruar. Pas 6 minutash provon Alvesh, por as braziliani nuk arrin që të befasojë, duke i dhënë "luksin" Likës që të kontrolloj­ë topin i pashqetësu­ar. Tirana është e gjitha në hije për këtë pjesë loje, madje edhe dy raste të tjera u takonin pikërisht kuqezinjve me anë të Alveshit. Në të 42-ën, gjuajtja e tij me kokë kalon vetëm ngjitur me shtyllën pingule. Në të fundit minutë të rregullt, braziliani provon nga 22 metra distancë, por pa "shënjestru­ar" kuadratin.

Pjesa e dytë

Loja rinis me të njëjtën pamje. Flamurtari i jep tjetër "marsh" kësaj pjese, ndërsa te Tirana nuk ka vend për surpriza. Në të 49-ën, Alvesh nuk e shfrytëzon topin e ardhur nga Galiç, ndërsa gjuajtja e tij me kokë shkon vetëm mbi tra. Mirel Josa mundohet që të ndryshojë diçka, ndërsa largon Moisen nga fusha për të riun Bajrami. Këto minuta nuk sjellin asgjë, përveç ndërrimeve. Trajneri i Tiranës nxjerr edhe Gilman Likën për Akuan, ndërsa homologu i tij i Flamurtari­t i përgjigjet me Bushiçin, që zë vendin e Fazliut. I pari rast për Tiranën, nëse mund të quhet i tillë, vjen në të 72- ën, por gjuajtja e "bomberit" Taku nuk gjen kuadratin. Bardheblut­ë mund të ishin ndëshkuar pas 3 minutash prej Galiç, por hezitimi i të riut Cake u "ndreq"

nga Teqja. Bardheblut­ë reflektojn­ë vetëm në 10 minutat e fundit, por edhe këtë herë nuk kanë forcën e duhur për të zhbllokuar shifrat. Në të 80ën, Daja bën gjithçka mirë, por në momentin final nuk ka potencë në goditje. Pas 4 minutash është Shehaj që provon

shansin nga distanca, por I.Lika pret në dy kohë. Kundërsulm i shpejtë i bardhebluv­e, por Bajrami nuk arrin të dërgojë dot në rrjetë shansin më të artë të kësaj sfide. Ndeshja mbyllet ashtu siç nisi, duke i ndarë të dyja ekipet me nga një pikë.

 ?? Fotot:F.Hazizllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Fotot:F.Hazizllari Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania