Panorama Sport (Albania)

Daja: Pa tifozë, po na duket sikur luajmë në transfertë

Mesfushori: Ky vit iku, synojmë vetëm Europën

-

Asion Daja po kalon një formë të mirë, megjithatë mesfushori nuk mjaftohet me kaq. Ai do donte rezultatet dhe titullin, por e pranon se tashmë shanset që të luftojnë për kreun nuk ekzistojnë më. Europa mbetet një mision, ndaj numri 14 i bardhebluv­e shpreson që ata që do rikthehen nga dëmtimi, të futen shpejt në ritmin e lojës. "Shpresojmë që të kthehemi te fitoret. Kjo periudhë nuk ka qenë e mirë për ne, jo vetëm prej rezultatev­e, por edhe prej tifozëve. Mungesa e tyre po na bën që të na duket vetja sikur luajmë në fushë të huaj. Shumë të rinj dhe shumë të huaj, ndoshta ky është një tjetër komponent që nuk po na nxjerr te loja jonë. Ata ndoshta nuk po e kuptojnë rëndësinë e ekipit të Tiranës. Ndihem shumë mirë që vlerësohem për paraqitjet e mia. Është privilegj, por në fund të fundit unë dua rezultatet. Do doja që të ishim për titull. Jemi të 5-ët, por nuk e mendojmë kurrsesi rrezikun e rënies. Shpresoj që edhe lojtarët që do na rikthehen të futen shpejt në ritmin e lojës, pasi vetëm kështu i vinë në ndihmë skuadrës. Problemi ynë më i madh mbetet në sulm, ndaj do bëjmë çmos që ta mbyllim me nder kampionati­n dhe të shkojmë sa më larg në Kupë. Ky vit iku, nuk ka më shanse që të rivalizojm­ë ekipet e tjera për garën e titullit. Të shpresojmë për më vonë. Tashmë, Europa mbetet synimi ynë i vetëm", u shpreh mesfushori gjatë deklaratës së tij për mediat. Sakaq, ai foli edhe për garën e titullit, ndërsa për "SuperSport" tha: "Me këto fitore të Skënderbeu­t dhe ritmin që ka pasur këto kohë me trajnerin e ri, me barazimin që i shkoi për shtat, për momentin favorit është Skënderbeu. Por nga java në javë ndryshon situata, siç ishte më parë Kukësi apo Partizani".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania