Panorama Sport (Albania)

Josa, kritika të dëmtuarve: Luajnë vetëm në derbi

“Mos flisni për mbijetesë. Kthehemi me Korabin dhe kryesuesit”

- ADELA MERKO

Mirel Josën nuk e kënaq pika, por barazimin e quan si rezultatin më të drejtë. Trajneri i Tiranës "qan" ende problemin e golit, ndërsa evidenton jo vetëm lojën e sulmuesve, por edhe defektet në mesin e fushës. "Barazimi nuk rëndon, duke pasur parasysh një Flamurtar më të fortë dhe me eksperienc­ë, që nuk ka lidhje me vendin e renditjes. Unë, në përgjithës­i, jam i kënaqur nga loja, përveç 20 minutave të para që ishin të vakëta. Por kjo mefshtësi bëri që loja të merrte atë rrjedhë. Edhe mund të shënonim në fund, por edhe mund të pësonim. Rezultati ishte i drejtë, por gjithsesi më shumë i shërben Flamurtari­t. Ne donim fitoren. Sulmi? Tirana është mësuar që të sulmojë dhe të krijojë gjatë gjithë kohës. Mënyra se si ti kërkon të krijosh, duket edhe nga këmbëngulj­a e dy sulmueseve, apo organizohe­t mesfusha. Por këtë gjë ne sot (dje) nuk e patëm. Humbëm shumë topa në momentin që donim të krijonim trysni te kundërshta­ri. Po nuk shënove, do e pësosh. Ndaj rrezikojmë goxha dhe kjo u pa me Flamurtari­n. Është tjetër çështje pastaj garancia që ke për të përmbysur. Pasi edhe kundërshta­rët luajnë futboll. Rasti konkret është Flamurtari. Ata kishin emra si Telushi, Alvesh apo Bushiç. Janë lojtarë që mund të formojnë. Dhe ne këtë duhet të bëjmë, të ndërtojmë në gjysmëfush­ën kundërshta­re. Dhe ne pikërisht aty çalojmë, pasi e humbim topin shumë shpjet", u shpreh fillimisht Josa. Më tej, kur pyetet për të dëmtuarit, ai shfaq rezerva: "Unë i kam parashikua­r të gjitha. Isha 100% i sigurt që pas Partizanit do të kishim probleme. Ka lojtarë, të cilët mendojnë vetëm për derbin dhe vetëm në atë ndeshje duan të duken. Ne jemi përgatitur për mungesat dhe te kontributi i tyre. Dhe kontributi i tyre lë për të dëshiruar". Kur pyetet për emra konkretë, trajneri thotë: "Nuk ka rëndësi. Unë po u referohem lojtarëve që një herë e dy herë marrin pjesë dhe një tjetër jo. Ky është një problem i madh". Numri një i bardhebluv­e flet edhe për mbijetesën, ndërsa me bindje e thotë që Tirana e tij nuk do të jetë në atë "valle". "As mos e diskutoni mbijetesën e Tiranës. Ne flasim për të bërë skuadrën sa më të mirë dhe solide. Dhe unë kam bindjen se skuadra do të vijë në ngritje dhe kjo do të duket që nga ndeshja e radhës me Korabin, por edhe me pretendenë­t që synojnë titullin kampion", përfundoi Mirel Josa.

 ??  ?? Bakalli, Bakaj dhe Karabeci në tribunë
Bakalli, Bakaj dhe Karabeci në tribunë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania