Panorama Sport (Albania)

Frikë nga gjyqtarët maltezë, Duro “kapet” me portierin

"Flota Kuqezi" ndez stadiumin, Bakaj një tifoz në tribunë

-

- Nëse jemi mësuar me lojtarë që janë gjithnjë gati t'u "kundërvihe­n" gjyqtarëve pas çdo vendimi, një gjë të tillë nuk e pamë dje. Maltezët, që arbitruan Tirana-Flamurtari, "urtësuan" futbollist­ët tanë. Edhe në ato momente që kishin ndonjë rezervë, nuk guxuan që t'u drejtohesh­in "xhaketave të zeza". Dhe sjellja korrekte duket edhe te kartonët, ndërsa u dha vetëm një.

- Edhe pse pati 3-4 raste për faull, kryesori Glen Tonna, vetëm në të 15-ën minutë sinjalizoi të parin. Ndërhyrjet e vogla nuk i binin në "sy" maltezit. Kontestime edhe pati, por deri diku nën zë.

- Një stadium i boshatisur, ku nuk ishin më shumë se 850 tifozë. Në sektorin e "Fanatics" kishte vetëm policë, ndërsa përballë numërohesh­in jo më shumë se 20 tifozë të shpërndarë. Tribunat qendrore kishin interes prej të dy kampeve, ndërsa ata që "ndezën" impiantin e kryeqyteti­t ishin "Flota Kuqezi". Jo të shumtë, por mjaftueshë­m që t'i jepnin zemrës Flamurtari­t të tyre. - Gjyqtari i 4-t, Sandro Spiteri, kishte "punë" dje. Në dy momente ai u pa pranë trajnerëve Josa dhe Duro, ndërsa i kërkoi që të ruanin pozicionin e tyre në pankinë. Sakaq, shkoi edhe te stoli i vlonjatëve, ndërsa i kërkoi njërit prej lojtarëve të vishte uniformën zyrtare. - Tirana kishte një tifoz special në tribunën VIP dje. Elis Bakaj, i shoqëruar nga Engert Bakalli (ishlojtar i Tiranës, Dinamos dhe Partizanit), dhe kapiteni i bardhebluv­e Erando Karabeci e panë bashkërish­t ndeshjen.

- Sinan Idrizi mungoi në stadium dje. Nga drejtuesit ishte vetëm Ardi Behari, ndërsa u pa edhe legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci. Në kampin e bardhebluv­e, ishin të gjithë, duke filluar nga presidenti Halili e deri te drejtori Muka.

- Një veprim i gabuar i Argent Halilajt në spastrimin e zonës shoqërohet me "kritika" prej Shpëtim Duros. E, megjithatë, nuk ishte i vetmi, pasi trajneri u shfaq mjaft kërkues edhe ndaj të tjerëve. Gjithsesi, vlen të evidentohe­t se portieri i Flamurtari­t, te rivënia e topit në lojë, ishte thuajse gjithnjë i gabuar. Aq sa në disa momente u detyruan që këtë veprim ta bënin mbrojtësit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania