Panorama Sport (Albania)

"Pikë morali, me rikthimet gjejmë golin"

-

Shpëtim Duro i kënaqet barazimit, ndërsa e cilëson këtë si pikë morali. Gjatë intervistë­s së dhënë për mediat, ai evidenton se skuadra e tij në kompleks bëri paraqitje të mirë, ndërsa problemin e golit ua "faturon" mungesave. Me rikthimet në sulm, trajneri shfaq bindjen se Flamurtari­t do t'i kthehen edhe rezultatet. Vetëm një pikë në kryeqytet, jeni i kënaqur? Është një barazim me vlerë, pasi përballë kishim Tiranën dhe mbi të gjitha luanim në transfertë. Vijmë nga rezultate negative, ndaj një pikë mund të quhet pozitive dhe do të ndikojë në moralin e skuadrës. Kemi pasur shumë mungesa, ashtu siç ka pasur edhe Tirana, ndaj e vlerësoj rezultatin si të kënaqshëm.

Kur do ta shohim Flamurtari­n e Duros?

Në këto dy ndeshje kemi qenë "fotokopje". Edhe me Teutën ishim më kërkues në lojë, por fati i keq na ndëshkoi në fund. Sot (dje) dominuam. Ishim më mirë se Tirana dhe mund të kishim shënuar. Por jo gjithçka shkoi "vaj", kishim edhe momente jo të mira. Kjo vjen prej faktorit psikologji­k.

Sa shanse ka Flamurtari që të qëndrojë në elitë? Unë e mora skuadrën në këtë pozicion, në vend të parafundit. Do të luftojmë deri në fund, edhe pse gara do të jetë shumë e egër. A është kjo Tirana më e dobët që keni pasur si kundërshta­r në vitet e fundit?

Tirana asnjëherë nuk është e dobët. Kam dëgjuar që vetëm kundërshta­ri ka pasur mungesa, por edhe ne kemi pasur mungesa. Bushiç mori minuta, por vjen nga dëmtimi dhe ka një javë pa stërvitje, pastaj në fushë kishim dy 18-vjeçarë. Jemi në të njëjtën situatë me Tiranën, sa u përket dëmtimeve. Skuadra pati shumë luhatje dhe u panë shumë gabime, sidomos në pasime. Do të ndreqet kjo pjesë?

Në momentin e pjesës së dytë pati luhatje. Por kjo vjen prej faktorit psikologji­k.

E fundit, kë shihni më të avancuar për garën e titullit? Është gjithçka e hapur. Pas barazimit të Partizanit në Kukës, unë them që do të jetë një luftë e hapur deri në fund.

 ??  ?? Lojtarët kuqezi duke përshendet­ur tifozët pas barazimit
Lojtarët kuqezi duke përshendet­ur tifozët pas barazimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania