Panorama Sport (Albania)

Shtubina: Nuk toleruam, luajtëm për të mos pësuar

"Goli për fajin tonë, por besojmë te kthesa në Gjirokastë­r"

- ADMIR URUÇI

Kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, pavarësish­t humbjes në takimin me Skënderbeu­n, ka vlerësuar atë që ka bërë ekipi. Për të e rëndësishm­e ishte që skuadra i shprehu të gjitha mundësitë që kishte. Me aq shumë mungesa në një përballje të tillë, natyrshëm, sipas Shtubinës, alternativ­a e vetme ishte të mos pësohej. "Natyrisht që jemi mërzitur pasi po të kishim pak më tepër fat, do kishim marrë një pikë. Kemi zhvilluar një ndeshje pa kompromise, ashtu siç edhe e kemi deklaruar para këtij takimi. Me aq shumë mungesa që kishim, sërish jemi përballur me shumë seriozitet dhe me shumë grintë. Aq janë mundësitë dhe mendoj se kemi dhënë maksimumin dhe kemi mbyllur gojët e liga për tolerim. Përballë një kundërshta­ri të tillë me aq shumë kualitete në përbërje, në radhë të parë kërkonim të mos pësonim. Luajtëm në mbrojtje për të mos pësuar. Më vjen keq që goli erdhi nga një gabim i yni. Megjithatë, dikush gabon kur shënon tjetri. Por sërish jam i mendimit se kemi bërë më të mirën e mundshme në këtë takim", tha kapiteni. Luftëtari

Përballja e kësaj fundjave me Luftëtarin është një tjetër vështirësi për Vllazninë. Përballë ekipit gjirokastr­it, kuqeblutë në këtë sezon nuk kanë arritur që të marrin asnjë fitore. Kjo detyrë që shkodranët

do të kërkojnë ta bëjnë realitet në fundjavë bëhet edhe më e vështirë pikërisht pasi gjirokastr­itët nuk njohin humbje në fushën e tyre. "Kemi një javë kohë që të punojmë për takimin me Luftëtarin. Përballë do të kemi një skuadër të konsolidua­r

dhe që luan mirë futboll. Nuk duhet marrë shumë për bazë barazimi që mori Laçi këtë javë. Luftëtari është një skuadër e fortë, sidomos në fushën e vet, por kjo nuk do të thotë që ne s'do të kemi pretendime­t tona për të marrë pikët maksimale, ashtu siç

bëri kjo skuadër në takimin e fazës së dytë në Shkodër. Luajmë me një kundërshta­r direkt e të tria rezultatet janë në lojë", shtoi Shtubina. Rruga

Për kapitenin Shtubina, Vllaznia me këtë skuadër që ka nuk do të rënkojë deri në fund për mbijetesë. "Ka ende shumë ndeshje për t'u luajtur dhe unë jam i mendimit që nuk do të vuajmë deri në fund për të siguruar mbijetesën. Ky grup lojtarësh që jemi të jep besim te një sigurim i mbijetesës pa pritur javët e fundit", ka deklaruar kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania