Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç e pranon: Kemi humbur shkëlqimin e dy fazave

Luftëtari/ Trajneri kërkon kthesën në sfidën e radhës ndaj Vllaznisë

-

Luftëtari i Mlladen Milinkoviç­it, ndryshe nga sa pritej, në përballjen me Laçin nuk ia doli të hipotekont­e fitoren e 8-të sezonale. Ky fakt, do të vendosë jo pak në vështirësi arritjen e objektivit të fillim të sezonit, atë të qëndrimit në Kategorinë Superiore. Dhe si për të hedhur pas krahëve barazimin e fundit, të 8-in në 23 javët e luajtura, stafi teknik i Luftëtarit nuk vonon të mbajë në tonus të tijtë, teksa dje ka vijuar përgatitje­t për ndeshjen e javës së 24-t, atë me Vllazninë. Të gjithë futbollist­ët ishin nën urdhrat e Milinkoviç­it. I vetmi që është stërvitur veçmas grupit ishte mesfushori Behar Ramadani për arsye të dëmtimit të pësuar në përballjen me Laçin.

Trajneri - Barazimi 1-1 i arritur ndaj kurbinasve për Mlladen Milinkoviç nuk erdhi rastësisht, pasi sipas tij Luftëtari e ka humbur shkëlqimin e dy fazave të para. Kështu u shpreh mes të tjerave serbi i pankinës së Luftëtarit, në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes dhënë për mediat lokale. "Më duhet të pranoj e për më tepër të jem i sinqertë se para ndeshjes me Laçin u shpreha se do të mjaftonte një gol i vetëm për të arritur fitoren. Por, ata na vunë në vështirësi duke u mbrojtur mirë. Nuk e gjetëm dot 'çelësin e suksesit', kjo edhe për meritë të kundërshta­rit të vendosur mirë taktikisht në fushën e lojës", tha mes të tjerash Milinkoviç. Mungesat - Vangjel Zguro do të mungojë në takimin me Vllazninë në javën e 24-t, për plotësim të numrit të tre kartonëve të verdhë. Ndërkohë që do të mungojnë gjithashtu edhe dy lojtarët anësorë të repartit të mbrojtjes. Në mesfushë do të rikthehet Albano Aleksi.

Tifozët - Edhe pse kanë duartrokit­ur të dyja skuadrat në barazimin mes Luftëtarit dhe Laçit, tifozët gjirokastr­itë shprehen të irrituar për mënyrën e sjelljes së trajnerit të kurbinasve, Bledar Sinella, në momentin e shënimit të golit të barazimit. Sipas tifozëve gjirokastr­itë, një trajneri profesioni­st nuk i ka hije të festojë golin me gjestin e tregimit të bërrylit. Përkundraz­i, duhet të falënderoj­ë vendasit për mikpritjen dhe kulturën që kanë treguar. Tomorr Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania