Panorama Sport (Albania)

Shkëlqeu në Durrës, Laço: Dua të shpalos vlerat e mia

-

Skuadra e Korabit pas humbjes me Teutën duket se nuk ka shumë shpresa për mbijetesën e për këtë është i bindur edhe vetë tekniku Haxhiu, teksa pohon se shpresat për mbijetesë janë të pakta dhe promovon të rinjtë. Një nga lojtarët që shkëlqeu përballë Teutës ishte portieri Tedi Laço. Ai është aktivizuar në ndeshjet e Korabit të superiores, në 5 takime: Korabi-Laçi 0-1, Korabi-Skënderbeu 0- 1, Luftëtari- Korabi 2- 0, Korabi-Vllaznia 0- 2 dhe Teuta- Korabi 1- 0. Tedi Laço, gjatë një bisede për "Panorama Sport", ka treguar që ndihet mirë te Korabi dhe ka thënë se i ka të gjitha premisat që të bëhet një lider kryesor në skuadrën dibrane. Ai ka bërë me dije se frymëzohet nga ish- portieri, Miroslav Vujadinovi­ç dhe trajneri i tij i portierëve, Ermal Nexhipi. "Kam ardhur këtu këto dy vitet e fundit, por tani dua të jem portieri kryesor për të treguar vlerat e mia. Duke dhënë gjithçka të mirë për skuadrën time, dua ta meritoj rolin tim kur aktivizohe­m. Këtë u mundova ta bëj dhe ndaj Teutës e shpresoj që të jem i tillë edhe në takime të tjera. Natyrisht, qëllimi im është që të jem një lider në portë dhe të kem mundësitë për të kontribuar sa më shumë për ekipin tim. Besimi i trajnerit tim të portierëve në skuadrën tonë, Ermal Nexhipi, më inspiron vazhdimish­t për të qenë një lider në këtë skuadër. Kam një marrëdhëni­e shumë të mirë me të, siç e dinë të gjithë, dhe kjo më ndihmon shumë në zhvillimin tim profesiona­l. Nexhipi është një trajner i mrekullues­hëm. Gjithmonë e them që ai është pak i çmendur pozitivish­t në punë dhe shumë i afërt me të gjithë ne", përfundon portieri Tedi Laço. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania