Panorama Sport (Albania)

Takaj: Gjicit i kursej lodhjen...

"Skënderbeu i ndërtuar për kampion, të padrejta aludimet që u bënë në Shkodër"

- LLAZI SARO

Presidenti i Skënder beut e pranon me diplomaci faktin që kjo ishte java e Skënderbeu­t. Ai thotë se skuadra e tij i ka bërë mirë detyrat dhe thumbon Safet Gjicin, që pat deklaruar se do ta bënte në këmbë Rrugën e Kombit nëse fiton titullin. "Gjicit do t'ia kursej këtë lodhje të madhe, sepse e kam shumë mik. Titullin e fitojmë ne dhe Gjici nuk lodhet hiç", ka thënë Takaj në një intervistë për "Panorama Sport". I pyetur edhe për zërat që qarkulluan në Shkodër se Vllaznia do toleronte ndaj Skënderbeu­t, Takaj dha gjithashtu një përgjigje.

Takaj, a ishte kjo java e Skënderbeu­t?

Nuk e di nëse mund të quhet kështu. Ne bëmë detyrën tonë me Vllazninë dhe më pas pamë në qetësi ndeshjet e tjera.

OK, por rivalët direkt për titullin u ndalën në barazim, një rezultat që ju shkon për shtat apo jo?

Po, patjetër që po. Nuk mund të tregohemi hipokritë dhe të themi se nuk na interesont­e ai barazim. Por, së pari, duhet të shohim punën tonë. Skënderbeu ia doli mjaft mirë dhe sot jemi në krye me pikë të barabarta me Kukësin.

Në një bisedë me Gjicin ju i patët vënë "ultimatum" për kreun deri në shkurt, ndërkohë që ai pat premtuar se do ta bënte në këmbë Rrugën e Kombit nëse fitonte titullin...

Kampionati është i vështirë dhe ne kemi edhe shumë ndeshje përpara. Gjithsesi, Gjicin e kam mik dhe nuk dua që ai të lodhet. Po ia kursejmë atë mundim të madh duke e fituar ne titullin. Kështu që ai nuk lodhet hiç... (qesh).

Skuadra e Dajës ka rikuperuar 4 pikë me kryesuesit dhe tani jeni ju që bëni presion...

Po nuk bëmë presion ne që jemi kampionët në fuqi, kush do ta bëjë? Normale që Skënderbeu ende nuk e kishte thënë fjalën e vet. Jemi një skuadër e ndërtuar për të shkuar larg dhe do të luftojmë deri në fund. Por duhet seriozitet dhe impenjim, sepse ky kampionat realisht është i vështirë.

Pati zëra në Shkodër se Vllaznia nuk do të impenjohej sa duhet kundër Skënderbeu­t..

Nuk komentoj ato që janë thënë. Unë jam president klubi dhe nuk mund të bëj kurrsesi replikë me një anëtar të Këshillit Bashkiak. Nuk është etike ta bëj këtë. Mendoj se të gjithë e panë ndeshjen dhe kanë një gjykim të saktë. Secili mendon atë që do, por mund të them se nuk është kaq e pamundur që Skënderbeu të mundë Laçin, të mundë Vllazninë apo cilëndo skuadër tjetër. Jemi 6 herë kampionë radhazi dhe kemi lojtarë cilësorë. Nuk shoh ndonjë gjë kaq të pazakontë këtu...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania