Panorama Sport (Albania)

Ribaj ul euforinë: Duhet të sigurojmë qëndrimin

-

Me katër gola të shënuar, Andi Ribaj është kthyer në një nga lojtarët më përcaktues te skuadra e Teutës në këtë sezon futbollist­ik. Megjithatë, në një prononcim për "Panorama Sport", ai është shprehur se duhet ruajtur vazhdimësi­a në rezultate, pasi mbijetesa nuk mund të konsideroh­et e arritur. "Këtë javë morëm një trepikësh në ndeshjen ndaj Korabit, i cili na ka dhënë shumë besim, por edhe shpresë për qëndrimin në Superiore. Kemi ekip shumë të mirë dhe me lojtarë cilësorë, megjithatë nuk duhet të vetëkënaqe­mi me 2-3 ndeshje të mira, apo rezultatet pozitive që kemi marrë. Duke nisur nga vendi i katërt tek i fundit të gjithë ekipet janë të rrezikuar dhe nuk do të ketë ndeshje të lehta. Kështu që në çdo përballje duhet të luajmë sa më mirë dhe të marrim rezultate pozitive, në mënyrë që të sigurojmë një vend mes ekipeve më të mira", ka thënë Ribaj. Përballja - Java e ardhshme rezervon një takim delikat për Teutën, që do të luajë ndaj

Skënderbeu­t. "E kemi lënë mbrapa krahëve fitoren që morëm ndaj Korabit dhe jemi fokusuar te ndeshja me Skënderbeu­n. Do të jetë një përballje e vështirë, pasi luajmë me kampionët në fuqi, megjithatë do të stërvitemi fort për të luajtur shanset tona ndaj çdo kundërshta­ri", ka vazhduar Ribaj

që komenton edhe zërat për penalltitë e fituara nga ai në javët e fundit. "Në ndeshjen me Vllazninë, 11-metërshi që kam fituar edhe mund të diskutohej, por ndaj Korabit ishte i pastër dhe nuk ka vend për asnjë polemikë, apo diskutim", ka mbyllur Ribaj deklaratën e tij. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania