Panorama Sport (Albania)

Kalendar ferri, Laçi do luajë tre “finale” mbijetese

-

Fillimisht ndaj Partizanit në shtëpi, më pas kundër Vllaznisë në Shkodër, për të vijuar me Flamurtari­n në fushën e vet, e më pas mbyll fazën e tretë me një transfertë në Durrës përballë Teutës. Laçi ka një kalendar ferri në këtë fund të fazës së tretë të kampionati­t. Me pozita jo të mira në tabelën e klasifikim­it, kurbinasve u nevojiten më shumë se kurrë pikët. Në fakt, skuadra e Bledar Sinellës ka bërë mirë që nga janari e në vazhdim. Pika e marrë në Gjirokastë­r ndaj Luftëtarit të vendit të katërt nuk ishte një rastësi. Skuadra kurbinase nuk u dorëzua pas pësimit të golit dhe arriti të barazonte, duke treguar forcë karakteri. Mirëpo, tashmë e pret një takim shumë i fortë, me një shkallë të lartë vështirësi­e, pasi pret në shtëpi Partizanin. Në këtë takim Laçi nuk do të ketë as mbështetje­n e tifozëve, për shkak se fusha është dënuar me dy ndeshje pa spektatorë nga Komisioni i Disiplinës. Ky është sigurisht një minus i madh për bardhezinj­të, aq më tepër kur bëhet fjalë për një sfidë ndaj ekipit që pretendon titullin kampion këtë sezon. Sinella duhet t'i bëjë llogaritë në takimin me të kuqtë edhe pa mesfushori­n Regi Lushkja, i cili ndaj Luftëtarit u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi, atmosfera në kampin kurbinas është e mirë dhe forma që po kalon ekipi ka kënaqur Sinellën.

Rastësia me Jonuzin Fjoart Jonuzi mund të mos kishte shënuar ndaj Luftëtarit nëse nuk do të vijonte aksioni që u finalizua me goditjen e mesfushori­t kuksian. Pak sekonda para se Laçi të barazonte, trajneri kishte menduar ta zëvendëson­te Jonuzin, por loja nuk po ndalej dhe, për fat të lojtarit, ai u bë protagonis­t i shënimit të golit. Menjëherë në këtë moment Sinella ndryshoi mendim dhe zëvendësim­i nuk u krye. Jonuzi qëndroi në fushë deri në fund, duke qenë ndër më të mirët për Laçin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania