Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja nën presion, Bruka nuk pranon blofe

rajneri Do jetë një sfidë spektakola­re, dua vetëm tri pikë

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja u dha fund përgatitje­ve për ndeshjen ndaj Burrelit që do të luajë sot, në orën 14:00, në stadiumin e vet për llogari të javës së 17-të të kampionati­t. Lezhjanët, gjatë të gjithë javës, janë stërvitur intensivis­ht që këto dy ndeshjet e mbetura të fazës së dytë t'i mbyllin me fitore pas tre barazimeve radhazi që e kanë zgjeruar hendekun ndaj Kamzës që kryeson grupin A. Duke parë edhe fitoren e një dite më parë të kamzalinjv­e, Besëlidhje­s nuk i falen më hapat falsë.

Bruka

Trajneri Alban Bruka kërkon nga futbollist­ët e tij që në këto dy ndeshjet e fundit të tregohen të kujdesshëm. Në një prononcim për gazetën, tekniku lezhjan u shpreh: "Tashmë që edhe fazës së dytë po i vjen fundi, gjërat sa vijnë e shtrëngohe­n, pasi të gjitha skuadrat shkunden për të rikuperuar sa të mundin për të qenë sa më pranë objektivav­e. Duke iu referuar kësaj, edhe ne po punojmë intensivis­ht për të rregulluar ato të meta e dobësi që janë vërejtur gjatë rrugës. Puna ime tani është e përqendrua­r edhe në aspektin edukativ, pasi dua që futbollist­ët të qëndrojnë me këmbë në tokë. Ne, si një nga skuadrat kryesore të Grupit A që synojmë ngjitjen në Superiore, na duhet shumë punë, përqendrim, kujdes dhe vlerësim për të gjitha skuadrat pa përjashtim, pasi të gjitha kërkojnë objektivat

e tyre. Gjatë të gjithë javës, skuadra është stërvitur intensivis­ht për të rikuperuar energjitë e nevojshme për të përballuar sfidën e radhës që do luajmë në shtëpi ndaj Burrelit", u shpreh fillimisht Bruka. Trajneri i Besëlidhje­s vazhdoi: "Pjesën dërrmuese të futbollist­ëve e kam në dispozicio­n dhe kjo për mua është pozitive, pasi mundësitë i kam për të ndërtuar një formacion që do mund ta përballojë me sukses Burrelin. Skuadrën matjane ne e kemi vlerësuar dhe vijojmë këtë konsiderat­ë, pasi është një ekip që e meriton, si nga historia, ashtu edhe nga forma e saj gjatë këtij sezoni. Ndeshja ndaj Burrelit do të jetë një nga më të mirat dhe më spektakola­ret, pasi të dyja skuadrat e kanë eksperienc­ën dhe kualitetin për këtë. Normalisht që ne do të luftojmë vetëm për tri pikët", përfundoi Bruka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania