Panorama Sport (Albania)

Sadiku, fenomenal në Lugano

Bazeli i Xhakës "vret" kampionati­n. Humb Lila dhe Kaçe barazon nga stoli

- OLSI TUJANI

Ipandalshë­m. Arman do Sadiku është duke gjetur formën e tij më të mirë dhe këtë po e demonstron javë pas jave me skuadrën e Luganos, e cila tashmë nuk është aq shumë e rrezikuar për mbijetesën sa në fund të fazës së parë.

Bomberi Sadiku - Tre gola në tri ndeshjet e fundit radhazi. Çfarë mund të kërkohet më shumë nga Armando Sadiku, i cili është kthyer brenda pak javësh në liderin e Luganos dhe po gjen me rregullsi rrjetën për ta larguar sa më shpejt skuadrën e drejtuar nga Paolo Tramexani nga zona e ftohtë e klasifikim­it. Nëse një javë më parë goli i tij kishte vlerën e vetëm një pike në barazimin 1-1 ndaj Vaduzit, dje Sadiku ka shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj St.Gallen, për të vazhduar ngjitjen në tabelën e klasifikim­it të skuadrës së tij. Ishte një gol mjeshtëror nga sulmuesi, i cili u rrotullua në hyrje të zonës kundërshta­re duke lëshuar një gjuajtje të pakapshme me të majtën që rezultoi vendimtare për fatin e ndeshjes.

Sulmuesi - "Dua t'i falënderoj shokët e skuadrës që luftuan të gjithë, por edhe unë vrapova për ekipin. Jam i lumtur për golin dhe për tri pikët që fituam nga kjo ndeshje. U treguam të gjithëve se jemi burra të vërtetë, ndërsa tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t'i marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund të bëjmë llogaritë ashtu siç ka thënë presidenti", tha Sadiku pas ndeshjes.

Bazeli "vrasës" - Nëse Lugano luan për mesin e tabelës, Bazeli i Taulant Xhakës nuk njeh kundërshta­rë në rrugën drejt titullit. Mesfushori shqiptar luajti si zakonisht 90 minuta në suksesin 3-1 të ekipit të tij ndaj Luzernës së Hekuran Kryeziut. Ndërkaq, në Kategorinë e Dytë zvicerane, Zyrihu fitoi 4-1 ndaj Vohlen, por Kukeli nuk ishte përfshirë në 18she nga trajneri Forte.

Greqi - Ergys Kaçe nuk po arrin të fitojë minuta as te PAOK- u. Mesfushori i Kombëtares e ka ndjekur nga stoli barazimin e skuadrës së tij në transfertë ndaj Iraklisit. Në takimin tjetër të kampionati­t grek, PAS Janina e Andi Lilës e ka bërë "dramë"

përballë Levadhiako­s, pasi është mundur 2-1. Në fillim ka qenë Konde që ka shënuar për ekipin e mesfushori­t të Kombëtares, por Vasiliou dhe Mihazes me penallti kanë përmbysur gjithçka. Në pankinë për ekipin fitues ka qenë edhe Qazim Laçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania