Panorama Sport (Albania)

Grezda e Çekiçi: Asnjë premtim nga De Biazi

-

Paraqitja e mirë e mesfushorë­ve të Kombëtares shqiptare në ndeshjen e fundit të Lokomotivë­s së Zagrebit ka lënë të kënaqur edhe trajnerin e Kombëtares, i cili i ka ndjekur nga tribuna. Në përfundim të takimit, Grezda që asistoi dhe Çekiçi që shënoi, kanë treguar në emisionin "Zona gol" bisedën me trajnerin italian dhe synimet që kanë.

Çekiçi - "Në kampionati­n kroat ishte goli im i parë me kokë, por shpresoj që të mos jetë i fundit. Me De Biazin, thjesht u përshëndet­ëm dhe na përgëzoi për lojën e mirë që bëmë, unë, Erosi dhe Rrahmani dhe nuk përmendi asgjë tjetër. Në janar ishim në bisedime, por vendosëm që të qëndroj te Lokomotiva për faktin se këtu kam edhe më shumë hapësira dhe mund të tregoj më mirë veten. Në merkaton e ardhshme do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe unë shpresoj që të transferoh­em në një kampionat sa më të mirë", deklaroi Çekiçi, autor i një goli në takimin ndaj Osijek.

Grezda - "Ishte një paraqitje pozitive për të dy ne (Grezda dhe Çekiçi), edhe për Rrahmanin, sepse shënuam dhe nuk pësuam gol. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe ishim maksimalis­ht të motivuar, pasi në tribunë kishim edhe trajnerin e Kombëtares, Xhani De Biazin. Ne bëmë mirë në fushë dhe mund të them që e merituam fitoren.

Me trajnerin e Kombëtares vetëm sa u përshëndet­ëm, na tregoi që ishte shumë i kënaqur me paraqitjen tonë. Nuk u futëm në detaje në lidhje me grumbullim­in për ndeshjen me Italinë. Ajo mbetet zgjedhje dhe detyrë e trajnerit, ndërsa e jona është që të bëjmë sa më mirë në klubin ku jemi. Nëse trajneri do të na japë hapësirë në Kombëtare, do ta shfrytëzoj­më në maksimum. Kam edhe dy vite kontratë te Lokomotiva, mirëpo besoj se në verë do të gjej një ekip të mirë. Gjatë merkatos së janarit kisha dy oferta konkrete dhe serioze, mirëpo klubi na krijoi probleme në lidhje me transferim­in dhe mbeta këtu", ka deklaruar Eros Grezda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania