Panorama Sport (Albania)

Super Egnatia, rekord fitoresh

Melani shënon dopietë ndaj Veleçikut, kryesuesit janë 11 pikë përpara Vllaznisë B

- ESAT YMERI

Egnatia nuk di të ndalet. Skuadra rrogozhina­se ka regjistrua­r dje fitoren e 13-të radhazi në kampionat dhe vazhdon të udhëheqë e shkëputur nga vendi i dytë. Egnatia e ka siguruar praktikish­t rikthimin në Kategorinë e Parë ku pas javës së 16-të është 11 pikë më shumë se Vllaznia B e vendit të dytë. Dje rrogozhina­sit kanë fituar në Koplik ndaj Veleçikut vendës. Ka qenë Melani me dopietën e tij që i ka siguruar të tijve këtë 3-pikësh.

Ndeshja - Takimi është luajtur në praninë e një numri të madh tifozësh. Loja nis e shpejtë dhe vendësit krijojnë disa raste Hasën, Mesin dhe Hotajn, por këta lojtarë nuk tregohen të saktë në finalizim. Atë që nuk e bëjnë vendësit, e realizojnë miqtë. Në minutën e 32-të është Melani që finalizon saktë dhe kalon të tijtë në avantazh. Në fillimin e pjesës së dytë, Sulejmani ka një rast të mirë për të dyfishuar për Egnatian pas gabimit të mbrojtjes vendëse, por nuk arrin të realizojë. Në minutën e 66-të është sërish Melani që dyfishon dhe i jep qetësi Egnatias. Me avantazhin e dy golave, miqtë e kanë shumë të lehtë ta menaxhojnë rezultatin. Në fund të ndeshjes, trajneri i Veleçikut, Besnik Duli, tha: "Bëmë një paraqitje të mirë, pavarësish­t rezultatit". Ndërsa tekniku i Egnatias, Vladimir Gjoni, deklaroi: "Fituam me meritë ku jemi brenda objektivit për t'u ngjitur në Kategorinë e Parë. Në 15 ndeshjet e zhvilluara deri tani, Egnatia ka arritur 14 fitore dhe ka pësuar vetëm një humbje. Ekipi është shumë pranë rikthimit në të Parën.

 ??  ?? Çast para fillimit të ndeshjes Albpetroli - Internacio­nal
Çast para fillimit të ndeshjes Albpetroli - Internacio­nal
 ??  ?? Fusha e Koplikut në kushte shumë të këqija ku u luajt ndeshja ndaj Egnatias
Fusha e Koplikut në kushte shumë të këqija ku u luajt ndeshja ndaj Egnatias
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania