Panorama Sport (Albania)

Spektakël në “derbi”, Maliqi shkatërron Devollin

Ametlli bën tripletë, miqtë e mbyllin me nëntë lojtarë

- ENEA PRENJASI

Maliqi e ka kthyer në festë derbin e prefekturë­s ndaj Devollit. Djemtë e Egli Malësisë kanë shkatërrua­r me rezultatin 4-0 fqinjët e tyre në një ndeshje që i pati të gjitha, gola, spektakël, kartonë, lojë e ashpër, por edhe kontestime.

Ndeshja - Në një terren disi të rënduar dhe me shkallët e stadiumit të tejmbushur­a, ndeshja ka nisur me ritëm mjaft të lartë. Vendësit e Maliqit dukeshin qartë që në minutat e para të lojës që nuk mund ta humbisnin për asnjë arsye këtë takim. Megjithatë, goli që zhbllokoi sfidën erdhi vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë me autor bomberin e ardhur në merkaton e janarit, Alatin Ametlli. Me avantazhin e Maliqit ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë ka nisur edhe spektakli i vërtetë. Është sërish Ametlli që realizon edhe dy gola të tjerë në minutat 75 dhe 79 duke u konfirmuar edhe si lojtari i ndeshjes si dhe duke ngritur peshë qindra tifozë të ardhur në shkallët e stadiumit. Me një Ametlli në superformë, Devolli dukej i dorëzuar. Për të vulosur fitoren e thellë ka menduar i riu Haruni, i cili me një të djathtë të bukur nga jashtë shënoi një gol mjaft të bukur duke fiksuar përfundimi­sht shifrat në 4-0. Nga ana tjetër, miqtë e Devollit janë parë të revoltuar dhe aspak të qetë. Ketë e tregon mjaft mirë edhe ndëshkimi me karton të kuq i Hysollit dhe Demirit. Maliqi merr një fitore të madhe duke kënaqur tifozët dhe duke u afruar më shumë me objektivin sezonal: vendin e tretë në klasifikim. Nga ana tjetër, Devolli mbetet në vendet e fundit.

 ??  ?? Çast përpara fillimit të sfidës Maliqi-Devolli dhe spektakli i tifozëve
Çast përpara fillimit të sfidës Maliqi-Devolli dhe spektakli i tifozëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania