Panorama Sport (Albania)

“Ninxha” Naingolan plagos ëndrrën Champions të Interit

Ikardi me shokë humbin një duel deciziv për Europën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në fund, me rrëshqit jet e Strotmanit dhe Manolasit, por edhe me "raketat" e Naingolani­t, hapën një hendek... Mjaftueshë­m të thellë, madje edhe më të madh sesa mund ta kërkonte renditja. Nga njëra anë qëndrojnë ata, Roma, që vazhdon ndjekjen ndaj Juventusit, ndërsa në anën tjetër mund të qëndrojnë qetësisht të gjithë të tjerët, sepse ai i vendosur mbrëmë nga verdhekuqt­ë është pragu që vështirë se dikush pas tyre mund të kalojë. Nëse Interi kërkon ende Champions-in, bën mirë që të harrojë se mund ta kalojë atë hendek, por më mirë të fokusohet te ndjekja ndaj Napolit, gjithmonë nëse i ka forcat për ta bërë këtë, pasi humbi keqazi dhe pa asnjë justifikim përballjen e parë direkte për këtë objektiv.

Verdiktet - Në "San Siro", Luçiano Spaleti udhëheq me autoritet (3-1) "bandën" e tij, në një ndeshje të vendosur nga aftësitë balistike të Naingolani­t, por në të njëjtën kohë edhe nga një kompaktësi dhe bindje e të qenit më shumë skuadër sesa zikaltrit. Interi i pati rastet e tij, flagrant gabimi i Perisiçit në sekondat e parë të pjesës së dytë dhe tentoi ta rihapë ndeshjen me një gol në rrëshqitje e sipër të Ikardit të shërbyer nga "Ivani", 10 minuta nga fundi. Shezni u impenjua po aq sa Handanoviç­i, por Roma u tregua gjatë të gjithë lojës më e kontrollua­r dhe më e saktë sesa të zotët e shtëpisë. Më shumë cilësi, më tepër kompaktësi, një mbrojtje shumë herë më e kolauduar (u ndje mungesa e Mirandës) dhe mbi të gjitha, të dyja skuadrat, dje në mbrëmje, nuk dukeshin aq pranë njëra-tjetrës, siç i shihte Stefano Pioli në konferencë­n përpara ndeshjes.

Njeriu i ndeshjes - Ndoshta, asnjë më shumë se ai nuk e meriton pseudonimi­n që ka marrë, "Ninxha". Historikis­ht ata janë vlerësuar si vdekjeprur­ës: i sheh të duken, ndërsa e kanë goditur tashmë objektivin. Razha Naingolan, "Ninxha" verdhekuq, por bëhet gjithmonë e më efikas në "misionet" e tij: nëntë gola në kampionat, pesë të shënuar radhazi në katër takimet e fundit, me Interin që konfirmohe­t viktima e tij e preferuar, pavarësish­t atij shalli zikaltër të autografua­r përpara ndeshjes ("Mjafton që të mos jetë e Juves", - iu kthye tifozit interist). Ai godet dy herë, një herë në secilën pjesë: në të parën një goditje

"alla Del Piero" në hyrje të zonës, ndërsa në të dytën një "raketë" të pakapshme nga 30 metra, perfekte si një prerje shpate, plagë këto që "vrasin" Interin. Por edhe pse Ikardi i plagosur tenton të ringrihet në këmbë, duke dhënë një "goditje", është Peroti që tregohet

i saktë nga pika e penalltisë, pasi Medel bëri një faull absurd ndaj Xhekos në të 85- ën. Përfundimi, Roma pushton "San Siro"- n me "Ninxhën" e saj, blindon vendin e dytë dhe nuk ka ndër mend që të dorëzohet nga të ndjekurit Juventusin...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania