Panorama Sport (Albania)

NOTAT ROMA

-

SHEZNI 6,5 - Në ato pak raste të rrezikshme që krijoi Roma u tregua i vëmendshëm. Nuk kishte faj te goli i Ikardit.

RYDIGER 7 - Në planin fizik, praktikish­t "i shkeli" rivalët, ndërsa kësaj here ishte dhe shumë i saktë në ndërhyrje. Shpërthyes. MANOLAS 6,5 - Përballë asaj që mund të jetë skuadra e tij e re nuk zhgënjeu dhe trajtoi me kujdes çdo aksion. Gardian. FACIO 6,5 - Ia vështirëso­i shumë jetën Ikardit dhe nuk humbi kthjelltës­inë edhe kur Interi rriti intensitet­in e sulmeve.

ZHEZUS 6,5 - Nuk i dha asnjë centimetër Antonios. Përballë ishskuadrë­s së vet tregoi se vlen. PEREZ 6,5 - Është një sprinter i huazuar në botën e futbollit. Nëse do të ruante kthjelltës­inë edhe në metrat e fundit, do të "çante" në dysh botën (89' VERMAELEN pa notë).

DE ROSI 6 - Në fund të pjesës së parë hyri në krizë dhe mezi e mori veten. Në pjesën e dytë Interi i lejoi shumë hapësira dhe ai i falënderoi (85' PAREDES pa notë). STROTMAN 6,5 - Gjysmë note më pak merr për shkak të penalltisë që mund të shkaktonte. Nëse arbitri do të ishte më i vëmendshëm për Romën, do të kishte dhimbje koke.

SALAH 6,5 - Po e merr veten mirë nga ana fizike. "Momo" lidhet mirë me shokët e repartit dhe di si të sillet kur ka hapësira boshe përpara (71' PEROTI 6 - U fut mirë në lojë dhe goditi mjaft mirë penalltinë që u siguroi tri pikët romanistëv­e). NAINGOLAN 8 - Në këto momente është lojtari më i mirë i kampionati­t italian. Hapi serinë e golave duke "i shpuar" dorezat Handës, ndërsa te goli i dytë fitoi një duel fizik me Galjardini­n. Në Itali nuk ka dy si ai. Vdekjeprur­ës. XHEKO 6,5 - Është perfekt për t'u ulur topat shokëve të repartit. Këtë herë nuk reagoi siç duhej përpara portës së Handës. TRAJNERI LUÇIANO SPALETI 7,5 - Ç'armatosi Stefano Piolin dhe futi në fushë një ekip që ishte i programuar për të shkelur rivalen. Roma dje mbajti hapur një kampionat që të gjithë mendonin se ka mbaruar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania