Panorama Sport (Albania)

NOTAT INTER

-

HANDANOVIÇ 5,5 - Mbase te goli i dytë dhe te penalltia e Perotit mund të bënte diçka më shumë. Evitoi dëme më të mëdha për Interin. D'AMBROZIO 6 - Shpeshherë përdor "goditje nën brez" për të frenuar rivalët. S'u paraqit keq edhe pse ishte në një pozicion që s'i përket.

MEDEL 5 - Bëri aq sa mundej dhe ishte protagonis­t i disa ndërhyrjev­e të gabuara. Te goli që mbylli llogaritë tregoi qartë se përballë Xhekos nuk mund të bënte më shumë.

MURIJO 5,5 - Nuk ishte i sigurt dhe jo gjithmonë kishte vëmendjen në lojë. Nuk është (më) një garanci.

GALJARDINI 5 - Praktikish­t u anulua nga Naingolani. Në të dy golat e shënuar, "ninxha" i iku markimit të "Galjës". KONDOGBIA 5,5 - Bëri gjysmë hapi prapa. Në mesfushë e pa veten në vështirësi. Ishte i pafuqishëm në "darën" e kundërshta­rit. KANDREVA 5 - Ish-mesfushori i Lacios nuk ishte i zakonshmi. Kundër Romës kurrë s'ka bërë ndeshje të mira(76' GABIGOL 5,5 - Nuk dha asgjë). BROZOVIÇ 5,5 - Spektator pa pagesë i mbrëmjes. Fakti që ka qëndruar tri javë pushim ndikoi shumë në formën fizike. (55' EDER 6,5 - Dha kontributi­n e tij në rikthimin e Interit në minutat e fundit. Merrte notë më të lartë nëse arbitri do t'i jepte një penallti). PERISIÇ 5,5 - U zgjua vetëm në fund duke furnizuar me asist Ikardin. Ku ishte më parë?

MARIO 5 - Ish-lojtari i Sportingut të Lisbonës nuk dha asgjë. Edhe ai pagoi shtrenjtë një modul të veçantë loje të zgjedhur nga Pioli. (79' BANEGA 6 - Sapo u fut dha një pasim të zgjuar. Duhej më parë).

IKARDI 6 - Shumë i izoluar në qendrën e mbrojtjes të Romës. Te goli tregoi se i mjafton shumë pak për të "kafshuar" rivalët. Pioli nuk i krijoi kushtet që të jepte më të mirën.

TRAJNERI STEFAN O PIOLI 4- Është humbësi i madhi takimin të djeshëm. Plani i tij dështoi mizorisht. Mbrojtja me tre lojtarë dhe aktivizimi i Brozoviçit ishin gafa të rënda.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania