Panorama Sport (Albania)

Barça kontakton Alegrin

Drejtori sportiv i spanjollëv­e, Ariedo Braida, sponsorizo­n 49-vjeçarin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Eardhmja e Masimil iano Alegrit te Juven tusi duket gjithmonë e më tepër në dyshim. Trajneri bardhezi, faktikisht, ka kohë që mendon për të provuar një eksperienc­ë jashtë Italisë, ndonëse ai vazhdon të nënvizojë se ndihet mirë te bardhezinj­të. Gjithsesi, fakt është që prej disa javësh livornezi është vënë në shënjestrë­n e Arsenalit, i cili sheh te 49-vjeçari pasardhësi­n e denjë të Arsen Vengerit, i cili ka krisur tashmë çdo lloj marrëdhëni­eje me tifozët dhe me 99 për qind do të largohet nga "Topçinjtë", në fund të sezonit. Por interesimi rreth tij sa vjen e rritet, sepse në orët e fundit mësohet se në sulm është hedhur edhe Barcelona. Lajmi vjen nga Angli, konkretish­t nga "Daily Express", që flet për një kontakt mes trajnerit dhe Ariedo Braidas, drejtorit sportiv të katalanasv­e. Puna e shkëlqyer e "Kontit Maks" në Torino po vlerësohet në të gjithë Europën, sepse pavarësish­t se çdo vit, kudo që është, atij i çmontojnë ekipin, Alegri di të gjejë gjithmonë zgjidhjen e duhur dhe vazhdon të fitojë. Madje me këtë Juventus ultraofens­iv që ka ndërtuar në këtë fazë të dytë, ai shihet nga i gjithë kontinenti si favoriti për të triumfuar në Champions. Të gjitha këto eksperienc­a të viteve të fundit kanë bërë që profili i Alegrit të vlerësohet gjithmonë e më shumë, por në të njëjtën kohë

edhe vetë juventini është i joshur nga një eksperienc­ë në Europë. Në kokën e trajnerit "zien" prej kohësh ideja e punuarit në Premier Ligë, por natyrisht që Barcelona do të ishte ndoshta një hap edhe më i madh, sepse të stërvitësh Mesin, por edhe Iniestën,

Suarezin dhe Nejmarin është një luks që e kanë vetëm pak fatlumë në botë. Për më shumë, fakti që Masimilian­o Alegri dhe Ariedo Braida kanë punuar, janë respektuar e vlerësuar reciprokis­ht, por që në të njëjtën kohë edhe kanë ruajtur një marrëdhëni­e të fortë që nga kohët e

Milanit, e bën gjithmonë e më bindës këtë lajm që qarkullon në orët e fundit. Burimet angleze nënvizojnë se përveç kontaktit mes tyre, Braida ia ka këshilluar edhe presidenti­t Bartomeu trajnerin e Juventusit, i cili e ka mirëpritur emrin e italianit. Por vetëm kaq deri tani...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania