Panorama Sport (Albania)

"Gabuam përpara portës, nuk dorëzohemi për Champions-in"

-

Një prerje e thellë, por jo një goditje vrasëse. Stefano Pioli e analizon kështu humbjen e pësuar pas goditjeve të "Ninxha" Naingolani­t dhe Romës, një disfatë e rëndë, por që gjithsesi nuk duhet t'u presë shpresat skuadrës së tij. "Çdo rrëshqitje për ne është një goditje e rëndë. E dimë që jemi në ndjekje të skuadrave të forta, por nuk duhet kurrsesi të dorëzohemi, sepse mungojnë ende shumë javë nga fundi, - shprehet trajneri i Interit. - Kundërshta­rët tanë u treguan 'kirurgë' të vërtetë në shfrytëzim­in e rasteve të arta për gol që iu paraqitën, pikërisht atë që neve nuk ditëm ta bëjmë. Kjo ishte një ndalesë, të cilën nuk donim ta pësonim, edhe pse ishim të vetëdijshë­m mbi forcën e kundërshta­rit. Por thjesht paraqitja jonë nuk u ngjit në ato nivele që duhej për të mos dalë të plagosur nga një duel direkt për zonën Champions, nga i cili prisja diçka më shumë nga të gjithë ne. Ishte një ndeshje e komplikuar, delikate, por në shumë momente edhe e ekuilibrua­r, ndonëse duhet të njohim edhe vazhdimësi­në e frikshme që ka pasur Roma së fundmi, - vazhdon Pioli, që pranon se diçka në mbrojtje mungoi. - A peshoi mungesa e Mirandës? Natyrisht që po, sepse po flasim për një nga më të mirët në botë në rolin e tij, ndonëse më shumë sesa kjo, ai që bëri diferencën në golat e Romës ishte edhe Naingolan, dy goditje të pakapshme, të cilat na dënuan jo pak. Kjo ndeshje duhet parë në disa aspekte, sepse goditjet individual­e janë diçka, por edhe ne ditëm të ofrojmë zotërim topi, krijuam raste, por duhet të përmirësoh­emi përpara portës, duhet të jemi më konkretë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania