Panorama Sport (Albania)

Feston Milani, Baka shënon dhe thyen tabunë "Sasuolo"

Pjesa e parë ishte rekord kartonësh, u akorduan shtatë

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Më në fund, tabuja u thye. Milani, në ndeshjen e fundit me Berluskoni­n si president, mundi për herë të parë Sasuolon në transfertë. Takimi i parë historik mes dy klubeve në "Mapei Stadium" i kushtoi Alegrit vendin në pankinë, ndërsa ai i vitit të kaluar bëri që Milani të hiqte dorë nga ëndrra europiane. Këtë sezon gjithçka është ndryshe, pasi "Djalli" mori tri pikët, të cilat i japin shpresë për kualifikim­in në Kupat e Europës. Nga ana tjetër, emilianët, përveç se gabuan shumë përpara portës kundërshta­re, nuk dolën të qetë nga fusha për faj të vendimeve të diskutuesh­me të arbitrit.

Zgjedhjet - Skuadra që mundi Fiorentinë­n nuk ishte konfirmuar nga ana e Montelës, i cili aktivizoi Zapatën dhe Bertolaçin. Nga ana tjetër, Di Françesko rreshtoi më të mirët që kishte në dispozicio­n duke sfiduar kështu Milanin me "tredhëmbës­hin" Defrel, Berardi dhe Politano.

Për moviolë - Ata që kishin paguar biletën për të parë nga afër beniaminët e tyre asistuan në një ndeshje tipike italiane, ku protagonis­t kryesor u kthye arbitri (dha 7 të verdhë në pjesën e parë, rekord sezonal). Në të 8' ndodhi episodi i parë i diskutuesh­ëm. Vanxhoni humbi momentin dhe lejoi që Berardi t'i vidhte topin. Mbrojtësi reagoi duke i ndërhyrë rëndë lojtarit që i është premtuar Juves. Kryesori i ndeshjes mori disa sekonda për të vendosur se çfarë do të bënte dhe, mes habisë të "Mapei Stadium"-it, "zverdhi" pikërisht Berardin për simulim. Publiku u nervozua, pasi kërkonte penallti. Episodi i dytë i dyshimtë i takimit ishte i denjë për kamerat gazmore. Baka mori përsipër që të ekzekutont­e penalltinë dhe shënoi një nga golat më të çuditshëm dhe të parregullt të historisë. Në momentin e goditjes, këmba ku peshohej nuk e mbajti dhe topi i goditur me të djathtën preku edhe këmbën e majtë. Portieri ishte hedhur me kohë dhe topi përfundoi në rrjetë. Kryesori akordoi gol për Milanin, edhe pse në të vërtetë Baka, pa dashur, kishte shkaktuar faull pasi e kishte prekur dy herë sferën. Episodi i tretë që ndezi polemika ishte ai i minutës së tretë, kur Berardi u fal

nga Kalvareze pas ndërhyrjes së ashpër në dëm të Deulofeut, i cili drejtohej i vetëm drejt portës. Nëse Berardi do të ishte "zverdhur" në atë aksion, atëherë ai do të largohej nga fusha me të kuq, pasi pak minuta më vonë u ndëshkua për simulim. Përtej rasteve të dyshimta, Milani e

nisi mjaft mirë lojën, pasi duke ushtruar presion mbi rivalët i detyroi që të gabonin shumë. Madje, vendasit kishin në dorë edhe shansin për të kaluar të parët në avantazh, por Berardi goditi shumë keq penalltinë që fitoi Dankani në të 12'.

Mëri dhe shanse - Fraksioni

i dytë nisi aty ku përfundoi i pari, pasi Kalvareze u kontestua sërish nga Sasuolo. Prekja e topit me dorë nga ana e Sozës dhe ndërhyrja e gabuar e Paletës në dëm të Politanos tërbuan vendasit, të cilët kërkonin sërish penallti. Mëria e mbledhur bëri që Sasuolo të luante fort për gati 30 minuta duke detyruar Milanin të mbrohej. Fundi i ndeshjes i dha të drejtë ekipit me më shumë histori, pasi në fund të ditës ishte "Djalli" skuadra që krijoi shanse të pastra shënimi. Suso dhe Zapata detyruan Konsiljin që të bënte dy mrekulli të vërteta për të evituar thellimin e disavantaz­hit.

 ??  ?? Karlos Baka teksa goditi penalltinë
Karlos Baka teksa goditi penalltinë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania