Panorama Sport (Albania)

NOTAT MILAN

-

DONARUMA 6 - Për portierin nuk ishte një ndeshje e vështirë. Në rastin e penalltisë, "e fali" Berardi, ndërkohë që në pjesën e dytë shpëtoi rezultatin (e impenjoi sërish Berardi).

ABATE 5.5 - Ishte për t'u vlerësuar loja e tij në fazën sulmuese, edhe pse i mungoi precizoni në pasimin e fundit. Në fraksionin e dytë vuajti më shumë se ç'duhej inkursione­t e Politanos dhe Del'Orkos. ZAPATA 7 - Ishte autor i një prove thuajse perfekte. Së bashku me homologun e tij te Sasuolo (Açerbi) ishin më të mirët e ndeshjes. Në pjesën e dytë kishte shumë punë, pasi Sasuolo insistoi gjatë për të gjetur golin.

PALETA 6 - Gaboi më shumë seç duhej dhe nuk u tregua i kujdesshëm në momentin kur i shkaktoi faull Politanos, por Kalvareze e fali. Vanxhoni 6.5 - E nisi lojën shumë i ngurtë dhe vuajti shumë inkursione­t e Berardit. Në episodin ku vendësit pretenduan penallti preku lehtë mëngjarash­in. Në pjesën e dytë luajti më mirë.

KUÇKA 5.5 - Konfirmoi se është ai shpirti luftarak i "Djallit" të Montelës. Dha shumë në mesfushë, edhe pse te penalltia tregoi se gabon lehtësisht (65' Pasaliç 6 - Luajti mirë minutat që i dha Montela. Orkestroi mjaft bukur disa kundërsulm­e të rrezikshme).

SOZA 6.5 - Në ndeshjen e djeshme tregoi se është një lojtar me temperamen­t. Është një "regjisor" me eksperienc­ë dhe prezenca e tij kishte mjaft rëndësi dje (86' Poli, pa notë).

BERTOLAÇI 5.5 - Inkursioni që bëri ku fitoi penalltinë ishte perfekt dhe praktikish­t i dha fitoren Milanit. Për pjesën tjetër nuk ka fjalë të mira për atë. Vuajti shumë në mesfushë, mbase edhe se ende nuk ka fituar formën fizike.

SUSO 6 - Ishte më pak brilant se zakonisht, ndërkohë që i shkoi dy herë pranë golit me "lëvizjen" e vet të preferuar.

BAKA 6.5 - I dhuroi tri pikë Milanit, falë një penalltie që do të mbahet mend gjatë. Luftoi dhe u sakrifikua për ekipin (76' Okampos, pa notë). DEULOFEU 6.5 - Në pjesën e parë ishte mes më të mirëve të ekipit të vet. Në 45 minutat e dyta u duk sikur u fut dikush tjetër në vend të tij. Trajner VINÇENCO MONTELA 6 - Zgjedhjet e bëra i dhanë të drejtë. U gjend i papërgatit­ur në pjesën e dytë kur skuadra e tij vuajti shumë sulmet e vendësve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania