Panorama Sport (Albania)

Leva: Do shkruaj historinë time

"Lajpcigu do luftojë deri në fund, Shalken e heqim qafe në kupë ashtu si Hamburgu"

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Robert Levandovsk­i do të shkruajë his torinë e tij me Bajernin. Bomberi polak ka kryer më së miri rolin e tij duke kryesuar me 19 gola listën e golashënue­sve së bashku me konkurrent­in e tij të Dortmundit, Aubamejang. Kundër Hamburgut, Leva shënoi tripletë në 57 minutat e aktivizuar­a. Gjatë një interviste për Ligën gjermane, Levandovsk­i flet për qëllimin e tij me fanellën e Bajernit, për Lajpcigun, "Këpucën e Artë", si dhe Shalken në çerekfinal­e të kupës.

Levandovsk­i, Hamburgu ishte në formë javën e kaluar, por ju u çarmatosët. Me çfarë mjete "vratë" ekipin e Gizdol?

Plani ynë para ndeshjes funksionoi nga minuta e parë deri tek e fundit. Na u rrit adrenalina për të shënuar. Ne e dimë që kemi potencial të lartë dhe lojtarë të shkëlqyer. Ishte një ndeshje e jashtëzako­nshme për fansat tanë, si dhe për jubileun e trajnerit. Në Bundesligë duhet që të luftosh për të gjetur rrugën e rrjetës, por ndaj Hamburgut e patëm të thjeshtë.

Do të shënonit akoma nëse do kishit luajtur deri në fund?

Nuk e di. Uria për gola ishte vërtet e lartë. Aksionet ishin të njëpasnjës­hme dhe pas çdo goli, donim të radhës. Luajta 57 minuta, pasi qëllimin e realizova. Ngarkesa është e lartë dhe lojtarët kanë nevojë për pushime. Trajneri e di më mirë sesa unë planin e ndeshjes.

Aubamejang shënoi dopietë dhe shkoi po aq sa ju, 19 gola. Gara po bëhet shumë e fortë për "Këpucën e Artë" apo jo?

Nuk luan asnjë rol për mua në këto momente. Nuk mendoj aspak për këtë çmim. Rëndësi ka ajo çfarë jap në fushë. Dua të luaj për ekipin dhe jo për veten.

Rumenige tha se ju i përkisni kategorisë së sulmuesve "Gerd Myler"...

Janë të vështira krahasimet me lojtarët që kanë luajtur 2030 vite më parë. Ndihem krenar dhe i vlerësuar kur dëgjoj se jam në një nivel me Gerd Myler apo me sulmues legjendarë të Bajernit. Por, unë do shkruaj historinë time dhe dua të arrij diçka që nuk e kanë realizuar të tjerët.

Vitet e kaluara Bajerni u tregua i dobët në fazat finale të sezonit. Pse këtë vit tendencat janë në rrugën e duhur?

Duhet të presim ende për verdiktin final. Kemi vetëm 5 pikë më shumë sesa Lajpcigu dhe nuk është diferencë e madhe. Unë e di që Lajpcigu do të luftojë deri në fund. Duhet të jemi të përqendrua­r. Për momentin nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes nesh dhe Lajpcigut.

Sa i rëndësishë­m është

Tomas Myler për ekipin?

Ai e tregoi edhe ndaj Hamburgut rëndësinë e tij. Luajti shumë mirë dhe na ofroi asiste goli. Nuk ka rëndësi pse nuk shënon. Stili i lojës së tij është efikas për ekipin. Do të më bëhet më shumë qejfi kur të shënojë, por edhe kur jep kaq shumë

asiste.

Çfarë prisni nga çerekfinal­ja kundër Shalkes të mërkurën?

Duam patjetër të kalojmë në finalen e radhës. Ky është qëllimi ynë i padiskutue­shëm. Ndaj Shalkes do shihni të njëjtën performanc­ë si me Hamburgun.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania