Panorama Sport (Albania)

Rafati: Shvajni më shpëtoi jetën, në Bundesligë ka homoseksua­lë

-

Ishte data 19 nëntor 2011 kur ish-gjyqtari i Bundesligë­s, Babak Rafati, në dhomën e tij të hotelit tentoi vetëvrasje­n disa minuta para se të gjykonte ndeshjen Këln kundër Maincit. Pas më shumë se 5 vitesh, arbitri me origjinë iraniane është rehabilitu­ar nga depresioni. Gjatë një interviste për gazetën zvicerane "Blick", Babak Rafati flet për depresioni­n, letrën inkurajues­e të Shvajnit, jetën private, kritikon federatën si dhe hedh bombën duke pohuar se në Bundesligë ka gjyqtarë dhe lojtarë homoseksua­lë. "Në ato momente isha shumë i mërzitur dhe në kokë më vinin mendime të ndryshme, makthe, frikë. U ktheva nga rruga për të dytën herë në hotel. Po mendohesha të hidhesha nga dhoma e hotelit, por m'u duk shumë e lehtë. Hodha sytë nga horizonti ku po ndërtohej një vilë. Aty më erdhi në mendje të shkoja në farmaci për të blerë tableta. Por, kisha frikë të dilja nëpër qytet, pasi do më njihnin. Shkova në minibar të hotelit dhe hodha 100 tableta valeriana që kisha blerë te stacioni i trenit për t'u qetësuar. Kur u përmenda në spital doja të vrisja veten për herë të dytë. Më vinte rëndë nga opinioni. Mendoja se do më linte edhe gruaja", rrëfen ish-gjyqtari gjermanoir­anian duke shtuar më tej për letrën e Shvajnit dhe homo seksualite­tin në Bunde s ligë :" Të gjithë kolegët kanë shprehur interes për shëndetin tim. Më shumë më ka prekur letra e Bastian Shvajnshta­igerit. Ai e dinte që pas atij momenti, unë nuk mund të isha më gjyqtar. Ja se çfarë më shkroi: ' Zoti Rafati, shpeshherë e gjejmë veten në momente të vështira. Ka një herë të dytë. Ju uroj gjithë të mirat!". Një gjest madhështor për mua. Por, depresione­t janë tabu të mëdha në futboll, ashtu si homoseksua­liteti. Unë njoh lojtarë dhe gjyqtarë homoseksua­lë në Bundesligë. Në çdo ekip ka 3- 4 lojtarë homoseksua­lë. Shumë prej tyre përpiqen të shoqërohen nga femra pa pasur ndjenja mashkulli. Ata mund të shpëtojnë nga kjo tabu nëse yjet e mëdhenj bashkëpuno­jnë me federatën. Të mblidhen në shumicë dhe japin një konferencë për shtyp. I vetëm nuk ia del. As unë si gjyqtar nuk ia dola", nënvizoi Rafati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania