Panorama Sport (Albania)

Mesi “vrasës” i Atletikos, Barça ëndërron titullin

Spektakël dhe gola, por buzëqesh skuadra e Enrikes

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barcelona nuk është mirë, por ka Leo Mesin. Kohët e fundit është duke ndodhur shpesh e njëjta gjë: skuadra e Enrikes vuan, të bën të dyshosh, i lë kundërshta­rët të luajnë, por në fund fiton. Kjo, për faktin se ka në fushë argjentina­sin me numrin dhjetë që është një shkallë më lart se të gjithë futbollist­ët e tjerë dhe i zgjidh ndeshjet atëherë kur nuk e mendon. Edhe kur duket shumë pak në fushën e lojës, si dje, Mesi shënon një gol të rëndësishë­m në "Visente Kalderon" dhe i jep Barcelonës 3 pikë të arta në garën e nxehtë për titullin kampion në Spanjë. "Pleshti" rrëmben skenën 4 minuta nga fundi, kur më parë skuadrat po barazonin 1-1 falë golave të Rafinjës dhe Godin.

Ndryshim moduli - Luis Enrike i surprizon të gjithë duke lënë në pankinë Albën dhe Dinjen për të hedhur në fushë mbrojtësin Matjë. Mirëpo, ndryshimi nuk ishte vetëm në emra, por edhe në modul. Mbrojtja është e vendosur me tre dhe mesfushorë­t përpara janë 4 duke qëndruar si romb. Buskets qëndronte përpara mbrojtjes, ndërsa Serxhi Roberto dhe Iniesta anash tij. Mesi bënte trekuartis­tin, ndërkohë që sulmi përbëhej nga Nejmar, Suarez dhe Rafinja. Mirëpo, ky modul i ri i jep shumë lirshmëri Atletikos dhe Barcelona vuan në mënyrë të tmerrshme. Grizman kishte dy mundësitë më të mira, por Umtiti dhe Ter Shtegen tregohen të saktë duke ndalur sulmet e njëpasnjës­hme të bardhekuqv­e të Simeones.

Zgjohet Barcelona - Iu deshën vetëm 30 minuta skuadrës së Barcelonës që të gjente ekuilibrat në fushë dhe të fillonte të sulmonte. Luis Suarez shënon një gol, por arbitri Lahoz e anuloi për shkak se uruguaiani e ndal topin me dorë. Katalanasi­t kanë edhe 3 raste të tjera për të shënuar, sërish me Suarezin, Mesin dhe me Pikenë.

Avantazh dhe barazim - Pjesa e dytë nis menjëherë me Barcelonën në sulm, por Luis Suarez gabon në mënyrë fatale një rast përballë portierit Oblak. E njëjta gjë ndodh edhe me Grizmanin, që ndalet nga Ter Shtegen. Goli i parë shënohet

nga Rafinja, i cili përfiton nga një goditje jo e mirë e Suarezit për ta dërguar topin në rrjetë, pasi Gabi ishte me vonesë. Barcelona në avantazh, por festa e katalanasv­e nuk zgjat shumë sepse, pas gjashtë minutash, Atletiko barazon me Godinin. Krosim i Kokes dhe mbrojtësi shtatlartë fluturon mbi të gjithë dhe barazon rezultatin.

Vendos Mesi- Kur Leo Mesi është në fushën e lojës, asnjë ndeshje nuk mund të quhet e përfunduar. Edhe dje,

numri dhjetë lëshohet si i tërbuar në zonë dhe, vetëm katër minuta nga fundi, shënon duke i shtangur të gjithë dhe i jep një fitore të madhe skuadrës së tij duke e mbajtur në trenin për të shpresuar titullin kampion.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania