Panorama Sport (Albania)

Farka Volej është super, i bën presion Partizanit

Kuqeblutë rrezikojnë shumë tani, jashtë "play off"-it

- OLGERT SERANI

Farka Volej mban rit min e Partizanit kryesues te meshkujt. Në kryesfidën përmbyllës­e të javës së 13-të, kryeqyteta­sit mposhtën 3- 1 në "Asllan Rusi" Vllazninë. Seti i parë nis me një shkëputje të vendësve 4-1, por kuqeblutë barazojnë pas bllokut dysh të Nikolin Qafarenës- Rrashketës ndaj Koçit. Jo vetëm kaq, por Vllaznia kalon në avantazh me Xhorxheviç nga shërbimi dhe Bardhi ndërhyn për pushim. Gjoklaj bëhet hero me një "dopietë" blloku ndaj Koçit dhe mban përpara ekipin 118. Koçi për të zotët e shtëpisë bën përmbysjen 16-13 me tri pikë radhazi të shënuara. Deliu shënon nga shërbimi dhe "set-point" për Farka Volej 2420. Pikërisht këtu miqtë shtyjnë festën dhe afrohen 24-23, por shtatlarti Koçi shuan shpresat e kuqebluve, 25-23. Seti i dytë ka qenë më i bukuri i kësaj mbrëmjeje. Fillimisht janë shkodranët që kryesojnë 4-1, por në pikën e 6-të numri katër i kryeqyteta­sve fikson barazimin nga vija e dytë e sulmit. Vllaznia nuk heq dorë dhe kalon sërish në avantazh me Anton Qafarenën dhe Xhorxheviç, 8-6. Nga kampi tjetër, Qepa bëhet lojtari kyç. Çasti më emocionues shënohet me bllokun e Mimanit ndaj kapitenit Rrashketa. Farka Volej ruan me fanatizëm avantazhin 20- 18, 24- 21. Pikërisht tani nis edhe dramacitet­i. Pas një maratone barazimesh 24-24, 26-26, 28-

28, është Nikolin Qafarena që barazon shifrat e seteve 1-1 në pikët shtesë 31- 29. Me euforinë e baraspeshë­s nis edhe seti i tretë për Vllazninë që bëjnë një start të furishëm 7-3 në favor. Por djemtë e Bardhit nuk dorëzohen lehtë dhe marrin kryesimin falë një loje të mirë kolektive dhe ambicie për fitore, 12-10, 18-13, 22-17, duke e mbyllur setin 25-18. Seti i radhës nuk ka histori me Farka Volej superior ku diferencën e bën organizato­ri Deliu, si dhe Qepa (8-6, 11-7). Deliu ka luksin edhe të ngecjeve, duke ia shtuar më tepër bukurinë sfidës. Shkodranët provojnë ta çojnë me set final aq sa afrohen në -2 pikë (19-17) me lojtarin e tyre më të mirë, Xhorxheviç. Fundi rezervon edhe spektakël si blloku i Koçit ndaj Nikolin Qafarenës. Metani shënon pikën e qetësisë 22- 18 dhe Qepa hipotekon "de jure" fitoren 3-1. Kjo humbje mund t'i kushtojë shumë Vllaznisë, pasi përkohësis­ht ndodhet jashtë "play off"-it, ndërsa Farka Volej rikonfirmo­n kandidatur­ën për kurorën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania