Panorama Sport (Albania)

Llazari u jep fitoren korçareve në frymën e fundit

-

Ndeshje dramatike deri në sekondat e fundit ka qenë ajo e djeshmja e luajtur në pallatin e sportit "Tamara Nikolla" të Korçës mes Skënderbeu­t dhe Apolonisë e vlefshme për javën e 13-të. 10 sekonda nga fundi rezultati shënonte në 73-73, ndërkohë që dy gjuajtje të lira të Eda Llazarit u kanë dhënë fitore me vlera korçareve, që me këto dy pikë u janë larguar edhe më shumë vendeve të fundit në renditje. Në fakt, pritej që të ishte një takim i tillë për vetë pozicionet që kishin të dy skuadrat dhe takimi nis mirë për miket që krijojnë një diferencë të vogël pikësh dhe e mbyllin periodën e parë 16-21 në favorin e tyre. Perioda e dytë duket e barabartë, ndërkohë që vendaset ngarkohen shumë me personale, ndërkohë që pas 20 minutave të para rezultati është 35- 41 për Apoloninë. Pas pushimit janë vendaset që luajnë saktë dhe vetëm në këtë periodë Llazar shënon katër trepikësha. 27- 19 mbyllen 10 minutat e treta, teksa tabela elektronik­e pas kësaj p e r i o d e shënon shifrat 62-60 për Skënderbeu­n. Perioda e fundit është edhe më dramatikja, teksa Skënderbeu ka tre lojtaret kryesore me katër personale, ndërkohë që miket me anë të Demiraj herë pas herë kryesojnë me pikë. Katër minuta nga fundi i kësaj periode, tabela shënon 73-73 dhe pas këtij momenti për t'u çuditur është fakti se të dyja skuadrat gabojnë dhe deri në sekondat e fundit nuk shënojnë dot asnjë pikë. Kur duheshin edhe 10 sekonda, Llazar nuk gabon nga personalet dhe i shënon të dyja, ndërkohë sekondat e mbetura nuk mjaftojnë që Apolonia të dalë nga fusha e vet dhe në këtë mënyrë Skënderbeu e mbyll 75-73. Llazi Saro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania