Panorama Sport (Albania)

“Mbreti” Ibra pushton Anglinë

35-vjeçari shënon dopietë, vulos triumfin edhe në Kupën e Ligës 3 minuta larg shtesës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Zlatan Ibrahimovi­ç dhe Xhesi Lingard: ata të dy vendosën Superkupën e Anglisë në fillim të gushtit kundër Leiçesteri­t: ata të dy janë protagonis­tët edhe të triumfit të Mançester Junajtid në Kupën e Ligës, trofeu i 5-të në historinë e klubit. Në "Wembley" festojnë "djajtë" dhe në lot Sauthempto­ni që ktheu një ndeshje që po e humbiste 2-0 falë një Gabiadini në versionin e një kampioni. Por dopieta e Ibrës rezultoi më vendimtare dhe vulosi suksesin 3-2 në minutën e 87-të të finales. Fitues, si sulmuesit e tij edhe trajneri: në pak muaj në Mançester Zhoze Murinjo ngre trofeun e dytë (i pari trajner që fiton trofe që në sezonin e parë në "Old Trafford"). "Shenjtorët" ngushëlloh­en me një paraqitje për t'u duartrokit­ur, por palmaresi i tyre ka mbetur i pandryshua­r prej FA Cup në 1975/76, fituar pikërisht përballë Junajtid.

Ndeshja - Nis me goditjen e Pogbasë që nxeh duart e Forsterit dhe menjëherë vjen polemika e parë: Gabiadini devijon në rrjetë krosin e ulët të Cedrik, por goli anulohet për pozicion inekzisten­t jashtë loje. Dhe në minutën e 19të Junajtid kalon në avantazh: Ibra ngre topin mbi barrierë gjatë ekzekutimi­t të një goditje dënimi, atje ku Forster nuk mbërrin dot. Në minutën e 38-të "djajtë" festojnë sërish: Rohon fton Lingardin në hyrje të zonës dhe me një goditje bilardo, sulmuesi shënon golin e tij të tretë radhazi në "Wembley". Ndeshje e mbyllur? Jo, sepse në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë, Gabiadini gjendet në vendin e duhur, në momentin e duhur dhe devijon në rrjetë asistin e Prouz. Nuk kalojnë as 3 minuta nga pjesa e dytë dhe mëngjarash­i italian ekuilibron gjithçka me dinakërinë e një bomberi, pas zhvillimev­e të një goditjeje këndi. Në minutën e 63- të

shtylla pengon Romeun të kompletojë përmbysjen. Lingard humbet shansin e artë të 3-2, por jo Ibra 3 minuta nga fundi: kundërsulm i orkestruar nga vetë suedezi, që i harruar në qendër të zonës devijon me kokë në rrjetë asistin e Herrerës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania