Panorama Sport (Albania)

Kryevepër e Sadikut, Hyka debutim ëndrrash

Prezantimi: Amerika është vend i hapur për çdo besim fetar, numri i rëndësishë­m

-

Jahmir Hykës nuk i është dashur shumë kohë për të treguar vlerat e tij në fushën e lojës për San Hoze. Mesfushori, i cili iu bashkua skuadrës amerikane vetëm javën e kaluar, ka shënuar golin e tij të parë me fanellën me numrin 10, në miqësoren e fituar me rezultatin 4-1 ndaj Sakramento FC. Ai u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë dhe, përveç aksioneve të shpejta që krijoi për shokët e ekipit, tregoi edhe qetësinë para portës kundërshta­re në minutën e 79-të duke finalizuar me saktësi. Klubi - "Duket që përshtatet shumë mirë me mjediset e reja. Edhe në Europë ka arritur që të lërë shenjë", tha administra­tori i San Hoze, Xhesi Fiornaneli, në një konferencë për shtyp të organizuar për mesfushori­n e talentuar dhe prezantimi­n e tij para mediave. Hyka i ka idetë shumë të qarta mbi atë që kërkon në SHBA dhe çfarë ka si synim të bëjë. Mesfushori - "Është shumë e rëndësishm­e që të tregoj se si janë futbollist­ët shqiptarë. Por, si fillim, dua që të ndihmoj San Hoze. Futbolli shqiptar po rritet ashtu si ai në Amerikë. Vitin e kaluar ne arritëm kualifikue­set e Europianit. Do të paraqitemi edhe më mirë, pasi shumë lojtarë të talentuar shkojnë në Europë apo edhe në MLS. Është pak a shumë si futbolli ballkanik në Serbi, Greqi apo Turqi. Edhe si futbolli italian. Kultura jonë është italiane. Kam luajtur në shumë skuadra në Europë, ndaj do t'i sjell pak nga eksperienc­a ime edhe këtij ekipi", deklaroi ai. Fanella - Tek ekipi i ri, Hykës i është besuar fanella me numrin 10, por për lojtarin është diçka e këndshme, ndonëse jo aq domethënës­e sa mund të mendojnë disa. "Numri nuk është i rëndësishë­m, është si një mit, por është diçka mjaft e lezetshme për mua. Nuk është ndonjë gjë shumë e veçantë", shpjegoi Hyka. Besimi fetar - Nuk mund të mungonin edhe pyetjet rreth faktit që një mysliman kishte udhëtuar drejt SHBA. "Nuk kam pasur asnjëherë ndonjë problem rreth kësaj çështjeje, pasi e di që Amerika është një vend i hapur për të gjithë. Nuk ka rëndësi nëse je mysliman, katolik apo çifut, e dija që në fillim që nuk do të kishte probleme të tilla", tha Hyka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania