Panorama Sport (Albania)

Vllazni e dobët, ja pse Cungu po gabon

- Nga ROLAND LUÇI * *Autori është ish-futbollist dhe ish-trajner i Vllaznisë

K ur humbet Vllaznia, është temë diskutimi në Shkodër, kushdo qoftë kundërshta­ri, kushdo qoftë gjendja e ekipit. Por kur humbja paraprihet nga akuza për manipulim të ndeshjes, atëherë çështja bëhet më brizante.

A ka fakte për ngjarje të tilla?

Sigurisht që jo dhe për realitetin juridik shqiptar zor se do të ketë ndonjëherë. Por janë disa gjëra që me shikim të lirë dhe një analizë të thjeshtë logjike të asaj që shihet në fushë edhe nga tifozi më injorant, nuk kanë nevojë për fakte dhe as që pritet të nxirren fakte se me zë e figurë u gjet X-i a Y-i duke i dhënë kaq lekë njërit a tjetrit lojtar për kaq e aq gola që duhet të shkaktojë.

FK Skënderbeu sigurisht që është në qendër të diskutimev­e për manipulime dhe jo vetëm për ndeshjen e fundit. Por, në rastin në fjalë, për ndeshjen e sotme (të shtunën) kundër Vllaznisë, më duken shashka akuza të tilla për arsyen e thjeshtë se korçarët kanë ekip më të mirë se Vllaznia dhe janë në gjendje të fitojnë kundër ekipit aktual shkodran sa herë që të jetë e domosdoshm­e, përjashto rastësitë futbollist­ike. Këtë tregoi edhe ndeshja e së shtunës, epërsi e plotë ndaj një ekipi apatik që nuk kishte forcë të rrezikonte asnjëherë seriozisht portën korçare. Punë tjetër se goli erdhi më tepër si rezultat i disa gabimeve në mbrojtje të shkodranëv­e, sesa meritës së lojtarëve korçarë.

Në qendër të vëmendjes vërej se dashje a pa dashje e ka vënë veten dhe trajneri shkodran Armando Cungu me prononcime­t e tij radikale për çështje të ndryshme duke filluar nga ato financiare, statutore, organizati­ve, teknike, të arbitrimit, të mundësisë së dorëheqjes e deri tek opinionet e tij rreth thashethem­eve për manipulim të mundshëm të ndeshjes kundër Skënderbeu­t.

Cungu po gabon në marrëdhëni­et me publikun, me median në të cilën prononcohe­t më tepër se duhet, për aspekte që nuk i përkasin ekskluzivi­sht atij si trajner, disa herë pa qenë nevoja, si së fundi duke "siguruar" hyrjen për fitore në fushë kundër Skënderbeu­t si garanci se nuk ka manipulim (?!) dhe realiteti mbas pak ditësh është një paraqitje tjetër, inferiore ndaj kundërshta­rit, gjë që edhe pritej duke pasur parasysh potenciale­t reale të ekipit. Prandaj them që trajneri po gabon në qëndrimet publike duke dalë jashtë rolit të tij si drejtues teknik i ekipit dhe duke e vënë veten në epiqendrën e diskutimev­e të problemeve e situatave për të cilat ai nuk ka pse ndihet përgjegjës.

Po ashtu analizimi i humbjes vetëm mbi bazën e studimit të rastit të golit është i gabuar, emocional, i nxitur ndoshta nga rrethanat që shoqëruan Vllazninë dhe atë vetë këtë kampionat. Nuk mund të eklipsohet loja e dobët dhe të justifikoh­et humbja ngaqë në rastin konkret dikush gaboi në mbrojtje. Rezultati i ndeshjes, humbja e Vllaznisë ishte rrjedhim logjik i lojës së zhvilluar dhe këtë nuk duhet ta anashkaloj­ë Armandoja. Pohimi i tij se "Vllaznia mund veten, nuk e mposhtin kundërshta­rët" më tepër se justifikim i humbjeve, është pohim i gjendjes reale të dobët të ekipit, gjendje për të cilën trajneri ka përgjegjës­itë e veta, por në rastin konkret te Vllaznia nuk mund të flasim për përgjegjës­i eksplicite të trajnerit e aq më tepër shkak dorëheqje të tij që për mua është nga më të mirët, potenciale­t e të cilit janë shfaqur për shembull te sukseset me Kukësin, të cilat janë akoma të paarritura nga dikush tjetër koleg i tij në kampionati­n shqiptar. Përveçse më sipër, mendoj se duhet më tepër besim tek ata që Armandoja vetë i quan "lojtarë të talentuar" duke u dhënë më tepër hapësirë kohore në dispozicio­n gjatë lojës. E kam fjalën për Hebajn në rastin konkret. Aq më tepër po të kihet parasysh se ky kampionat duhet harruar duke e drejtuar vëmendjen krahas kujdesit për mbijetesë, në të ardhshmin, ku roli i këtyre talenteve duhet të jetë jo më sporadik, por përcaktues në ecurinë e ekipit. Shkodra ka vite që pret!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania