Panorama Sport (Albania)

Tirana nuk fal, Flamurtari super

Bardheblut­ë ia dalin edhe në Shkodër, ndërsa vlonjatët bëjnë goleadë me Lushnjën

- Admir Uruçi

Bardheblut­ë bëhen makthi i Vllaznisë

VLLAZNIA - TIRANA 0-1

GOLAT: Basha 38' VLLAZNIA: Qarri, Lekaj, Sekja, Repaj, Toma, Hoxha, Qardaku, Mehja, Lisaj, Boriqi, Kulla. ( U aktivizuan: Xhahysa, Shima, Asllani). Trajner: H.Lika TIRANA: Mati, Dragoshi, Isha, Vasha, Çiçi, Murja, Basha, Çelhaka, Tabaku, Selenica, Çela. ( U aktivizuan: Xhaferri, Brahja, Çakri, Selimi, Ismailgeci). Trajner: S.Mema GJYQTARË: H.Rakipi, A.Marko, A.Topi (Patos)

Pasi e mposhti në finalen e Kupës së Shqipërisë, Tirana ka fituar edhe në Shkodër ndaj paratërinj­ve të Vllaznisë. Në ndeshjen e luajtur të shtunën, bardheblut­ë e vegjël i janë falur golit të Bashës në fundin e pjesës së parë, duke marrë tri pikë të arta në një transfertë shumë të vështirë. Në fakt, ka qenë një lojë e ekuilibrua­r, me dy skuadra të kujdesshme. Gjithsesi, kuqeblutë ishin më kërkues dhe arritën të krijonin disa raste të rrezikshme me protagonis­të Boriqin, Kullën dhe Qardakun. Në momentin më të mirë të

kuqebluve, Tirana kaloi në avantazh pas një aksioni me kombinime të bukura, ku finalizoi Basha. Skuadra e Sulejman Memës, duke qenë në epërsi, arriti ta administro­nte më së miri pjesën e dytë. Vllaznia ushtroi presion të vazhdueshë­m, por nuk ishte e qartë para portës së mbrojtur nga Mati. Në shumë raste shkodranët ishin edhe të pafat. Ndoshta për nga mënyra se si u zhvillua loja, vendësit meritonin të paktën një pikë. Pas kësaj fitoreje, Tirana forcon pozitat në krye e shkëputur me 5 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania