Panorama Sport (Albania)

Milani, “all-in” për Xherard Deulofeun

Kuqezinjtë, gati të bëjnë gjithçka për ta blerë

-

"Me 12 milionë euro mund ta rikthejmë Deulofeun në Barcelon", ka deklaruar Robert Fernandez, përgjegjës­i i merkatos blaugrana së bashku me Ariedo Braidën. Deklarata ka futur në ankth tifozët e kuqezinjve, të cilët nuk do të donin të privoheshi­n nga talenti 23-vjeçar. E ardhmja e sulmuesit është problemi i fundit që u shkon në mendje drejtuesve të Milanit, sepse në fillim duhet që klubi të shitet te kinezët dhe më pas të bashkëpuno­jnë me ta për lojtarët që do të konfirmohe­n apo blihen në të ardhmen. Paraqitjet shumë të mira të lojtarit kanë bërë që ai të thirret nga Kombëtarja spanjolle. Xherard Deulofeu mbërriti tek ekipi i drejtuar nga Viçenco Montela në merkaton e janarit në huazim, pa të drejtë blerjeje, pas një tratative që zgjati me javë. Galiani u mundua deri në momentin e fundit të bindte drejtuesit e Evertonit që të shtonin në kontratë të drejtën e blerjes në fund të sezonit, por akordi që kishin me klubin spanjoll nuk e lejonte këtë gjë.

"Djalli" në fund të sezonit duhet të ulet në tavolinë me Evertonin dhe Barçën për të nisur nga fillimi një tratativë për sulmuesin. Rendimenti i lojtarit nuk vihet në diskutim dhe blerja e tij duhet të vihet në plan të parë, pavarësish­t se kush

do të jetë pronari i ardhshëm i klubit. Talenti, shpejtësia, teknika dhe një dëshirë e madhe për t'u ambientuar me kampionati­n italian e kanë bërë Deulofeun një ndër protagonis­tët kryesorë të kësaj pjese të dytë të sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania