Panorama Sport (Albania)

Spanja “poker” Izraelit, Maqedonia nuk gabon

David Silva udhëheq iberikët në suksesin e radhës, gafë e portierit Marsiano

- GENTJAN ALINANI

Vrapon Italia, por vrapon gjithashtu edhe Spanja, që likuidon me rezultatin 4- 1 Izraelin dhe mbetet timoniere e Grupit G, krahë për krah me të kaltrit e Venturës. Megjithatë, golat e shënuar e mbajnë atë në krye të grupit, në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria.

Real- Barça - Hulen Lopetegui e di që nuk ka ndeshje të lehta dhe, për këtë fakt, kishte vendosur të zbriste në fushën e lojës formacioni­n më të mirë, pa i kursyer yjet. Porta i ishte besuar De Geas, ndërsa mbrojtja dhe mesfusha ishin të ndërtuara të gjitha nga dy skuadrat më të mëdha spanjolle, Reali dhe Barcelona. Karvahal nga njëri krah dhe Hordi Alba nga krahu tjetër, ndërsa në qendër qëndronin Ramos dhe Pike. Mesfusha kishte Iniestën dhe Buskets, ndërsa përpara në sulm kishte një miks. Diego Kosta udhëhiqte sulmin dhe, pas tij, ishin David Silva, Alkantara dhe Vitolo. Edhe Izraeli luante me yjet, por nuk mundën të bënin asgjë përballë furisë së kuqe spanjolle. Fitorja që morën ndaj Shqipërisë u zbeh shumë shpejt për izraelitët.

Gafë e portierit - Spanja zgjidh gjithçka që në pjesën e parë dhe e ka të lehtë ta dominojë të gjithë ndeshjen falë kualitetit që ka në ekip dhe diferencav­e të mëdha që ekzistonin në fushë. Siparin e golave e hapi David Silva, i cili mori një pasim të bukur nga Hordi Alba. Mesfushori i Sitit nuk gaboi dhe theu Marsianon, duke i dhënë qetësi kampit të tij. Një gol "tunel", sepse Alba e kalon topin mes këmbëve të mbrojtësit dhe Silva mes këmbëve të portierit. Nëse në golin e parë portieri izraelit nuk pati shumë faj, në të dytin u tregua shumë qesharak, sepse nuk e lexoi aspak goditjen e lehtë të Vitolos dhe golin e pëson në mesin e portës. Pjesa e parë përfundoi me këto shifra.

Kosta dhe Isko - Edhe fraksioni i dytë i ndeshjes ishte thuajse një panoramë e 45 minutave të para. Vetëm gjashtë minuta pas fillimit të saj, Diego Kosta arrin të trefishojë rezultatin pas një goditjeje nga këndi dhe falë krosimit perfekt nga Tiago Alkantara. Sulmuesi i Çelsit kërceu mbi të gjithë dhe arriti të thyente për herë të tretë portierin Marsiano. Spanja fillon të "fshe-

hë" topin dhe të mos lejojë për asnjë moment kundërshta­rin që t'i afrohet portës së De Geas, por në një nga daljet e para Izraeli arrin të shënojë golin e nderit në minutën e 76- të. Rafaelov thyen De Gean, pasi i kthehet një top nga shtylla që bëri Gershon. Goditja e tij e

fortë theu portën spanjolle, por ekipi i Lopeteguit merr sërish nën kontroll frenat e lojës dhe të rezultatit. Isko shënon golin e katërt të ndeshjes dhe mbyll llogaritë. Spanja vazhdon të komandojë grupin me Italinë, por janë golat ata që e mbajnë në krye ekipin e Lopeteguit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania